Flet nënkryetari i PD-së/ Spaho: Deklaratat e krerëve të degëve në FB, vulgare, asnjë parti s’bën dot pa trashëgiminë e saj

0
132

 

edmond spahoIntervistoi: Gëzim Saliu

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, komenton në një intervistë për “Standard” debatet e brendshme në forcën më të madhe opozitare, duke kundërshtuar deklaratat e disa krerëve të degëve kundrejt ish-ministrave të qeverisë së djathtë, aktualisht deputetë të PD-së. Po ashtu, Spaho jep opinionin e tij edhe lidhur me zhvillimet e fundit në vend, si për çështjen e CEZ-it, ashtu edhe për reformën në drejtësi apo procesin e dekriminalizimit. Ndërkohë, deputeti demokrat flet edhe për analizën e zgjedhjeve, zërat kritikë ndaj saj si edhe për atë që cilësohet si “konflikt brezash” në selinë blu.

 

Duke e nisur nga një ngjarje e suksesshme që lidhet me ekipin kombëtar, mund të themi se krahas diskutimit dhe entuziazmit të madh që solli kualifikimi në Kampionatin Evropian, një debat të madh në vend sollën edhe masat e marra për ndeshjen me Serbinë si edhe reagimi i Kryeministrit rreth saj. Cili është mendimi juaj?

Masat m’u duken disproporcionale. Edhe në variantin me te keq, asnjehere nuk e kam menduar se shqiptaret do te silleshin me serbet ne Elbasan sikurse u sollen serbet me ne ne Beograd. Te krijohej shija e hidhur se qeveria kujdesej qe mjaft te mos kishte incidente por rezultati pak rendesi kishte. Me kete nuk them qe nuk duheshin marre masa por gjella me kripe dhe kripa me karar. Ajo qe me beri me shume pershtypje ishte qendrimi i Kryeministrit pas ndeshjes me Armenine. Sjellja e tij dukej sikur na thoshte se ai ishte shoferi i autobuzit te kombetares, trajneri i saj dhe Kristiano Ronaldo qe shenoi tre golat ne Armeni. Ishte ylli i vetem i shfaqjes dhe ai e shijoi shume kete.

Dy ndër çështjet parësore në jetën politike të vendit që cilësohen si prioritare edhe nga ndërkombëtarët janë reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi. Si e shikoni ecurinë e këtyre dy proceseve? Sa i mundshëm është sipas jush konsensusi me mazhorancën dhe a është dekriminalizimi një kusht i opozitës për të vijuar më pas reformën në drejtësi?

Dekriminalizimi qendron mbi reformen ne drejtesi. Nuk mund ta imagjinoj se si te inkriminuarit qe kemi ne parlament te votojne miratimin e reformes ne drejtesi. Do beheshim per te qeshur dhe per te qare ne syte e opinionit dhe te pa besueshem per partneret nderkombetare. Edhe formalisht te inkriminuarit qe kemi ne parlament duhet te largohen para se te votohet reforma ne drejtesi ne se duam te jemi serioze. Dekriminalizimi do te ece por jo me deshiren e maxhorances por me presionin e nderkombetareve. Per sa i takon reformes ne drejtesi PD eshte shprehur pro dhe do te vere ne dispozicion te gjitha mundesite e saj qe ajo te jete reforme serioze, ne interes te vendit dhe te realizohet sa me shpejt.

Cila është situata aktuale ekonomiko-financiare e vendit? Ka shumë zëra nga opozita që flasin për një skenar të mundshëm grek për Shqipërinë, sa janë gjasat që kjo gjë të ndodhë? Kush është sipas jush problemi më akut i ekonomisë shqiptare?

Ekonomia shqiptare eshte ne gjendje afer kolapsit. Nuk realizohen te ardhurat prej nente muajsh me nje deficit prej rreth 250 milione euro. Parashikohet qe deri ne fund te vitit deficiti te shkoje ne rreth 350-400 milion euro. Investimet publike jane fiasko e madhe ndersa investimet private te huaja po largohen nga Shqiperia. Prej dy vjetesh nuk ka rritje pagash dhe pensionesh dhe ka rene konsumi ne menyre te ndjeshme. Borxhi vazhdon te rritet dhe askush nuk e ka te qarte se perse perdoren huate qe merren. Ekonomia jone ka vetem nje problem dhe ajo eshte qeveria diletante dhe diletantet qe e keshillojne si dhe rrethet kriminale afer saj qe pervetesojne parate publike.

Në kohën kur duket se është lënë disi në harresë ditët e fundit, sa besoni ju se do i qëndrojë opozita betejës për dorëheqjen e Kryeparlamentarit Meta dhe ministrit të Brendshëm Tahiri?

Ne te vertete opozita duhet te heqe dore nga kerkesa per doreheqjen e Metes dhe Tahirit dhe te kerkoje doreheqjen e gjithe maxhorances. Dje u publikua denoncimi i Kontrollit te Larte te Shtetit per ministrin Gjiknuri i cili i ka shkaktuar shtetit nje dem prej 480 milione euro nëpërmjet marrëveshjes me CEZ. A nuk është kjo e njejta akuze qe firma avokatore e huaj ka bere ne arbitrazhin e Vjenes, qe organet e pavarura te medias kane bere ndaj qeverise dhe qe opozita prej me shume se nje muaji po perpiqet te ndërgjegjësoje opinion publik? A do japë Gjiknuri doreheqjen? Sigurisht qe jo. Une nuk di ndonje vend pavaresisht regjim demokratik apo diktature, qe nje institucion shteteror te dergoje ne prokurori Ministrin se ka shkaktuar nje dem prej 480 milion euro dhe ai te ngerdheshet dhe te mos jape doreheqje. Cinizmit te Ministrit i bashkohet cinizmi i Kryeministrit dhe maxhorances te cilet se bashku peshtyjne ne fytyren e opinionit publik qe rri e ben sehir dhe nuk kerkon se paku qe zoteria te lere postin perkohesisht dhe te shkoje e pastroje emrin ne prokurori ne se nuk eshte fajtor.

Ndërkohë krahas betejës me mazhorancën qeverisëse, duket se ekziston edhe një betejë në selinë blu, ku kohët e fundit është krijuar një debat mes krerëve të degëve dhe ish-ministrave të qeverisë “Berisha”, aktualisht deputetë të PD-së. Cili është opinioni juaj për këtë çështje?

Ne se i referoheni disa pronocimeve ne rrjete sociale te nje apo dy kryetareve te degeve te PD ne rrethe, ato jane qendrime te tyre personale, te papranueshme dhe me fjalor vulgar. Keto raste jane trajtuar ne perputhje me rregullat e brendshme te PD.

A ekziston sipas jush një konflikt mes brezave në PD?

Cdo parti kur humbet zgjedhjet e pergjitheshme rinovon strukturat, programet dhe strategjite per te rivendosur besimin ne elektorat. PD e ka bere kete ne te shkuaren dhe do ta beje edhe ne te ardhmen sikurse kane vepruar edhe partite e tjera te cdo spektri politik dhe ne cdo vend. Konfliktete e brezave jane shpikje te mediave. Asnje parti nuk ben dot pa trashëgiminë e saj politike. Parlamenti është fronti kryesor i betejes politike dhe PD atje perfaqesohet me trashegimine e saj me te mire shume prej te cileve jane qe nga krijimi i saj ne Dhjetor 1990.

Po lidhur me analizën e zgjedhjeve të fundit vendore, cili është mendimi juaj në kohën kur raporti i grupit hasi në disa kritika brenda radhëve dhe kur nuk kanë munguar zërat për vonesa të mbylljes së këtij procesi?

Analiza e zgjedhjeve vendore ka filluar dhe do perfundoje ne harkun e nje muaji. Tre muaj pas perfundimit te zgjedhjeve vendore jemi me te qete dhe me te kthjellet per te pare cfare funksionoi dhe cfare jo ne meyre qe te korregjojme ne zgjedhjet e pergjithshe qe po trokasin. Jam ne PD qe nga krijimi i saj dhe mund te them qe pavaresisht perdorimit te parave, elementeve kriminale dhe presionit te shtetit ne zgjedhjet e fundit vendore, analiza e sapofilluar eshte nje nga perpjekjet me serioze per tu ballafaquar me realitetin dhe mesuar prej tij.

Si nënkryetar i PD-së, mendoni se mbyllja e procesit të analizës së zgjedhjeve duhet të shoqërohet edhe me masa për përgjegjësit e humbjes? A do të ketë largime nga strukturat e PD-së nisur nga baza e deri në qendër?

E theksova me siper qe analiza nuk zynon te gjeje viktima por te evidentoje ku gabuam dhe cfare shkoi mire qe te paren mos ta perserisim dhe te dyten ta shperndajme ne te gjithe strukturat e PD. PD eshte parti opozitare dhe nuk ka luksin te largoje njerez por ka detyre ne rradhe te pare te terheqe rreth saj sa me shume individe dhe te krijoje besim tek qytetaret.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here