Dedikimi/ UEFA i kushton hapësirë historisë së futbollit shqiptar

0
139

-Organi evropian ka dhënë një rezyme të momenteve kryesore të Shqipërisë në arenën evropiane

 

Viti më i bukur përKombetarja1 futbollin shqiptar është pa dyshim viti 2015. Për herë të parë një skuadër e vendit tonë luan në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa kombëtarja regjistroi kualifikimin historik në fazën finale të Kampionatit Evropian. Prej arritjeve të shkëlqyera të Skënderbeut në kupa dhe përfaqësueses kuqezi në Euro 2016, UEFA vendosi t’u kushtonte një hapësirë speciale historive më të suksesshme të Shqipërisë në kompeticionet që organizon. Një listë statistikash që nis me lojtarët që numërojnë më shumë ndeshje në Kupën e Kampioneve, tashmë të njohur me formatin Champions League. Në krye qëndron Besnik Hasi me 35 ndeshje me Anderlecht-in, i ndjekur nga Altin Haxhi me 21, me fanellat e Litex Lovech, CSKA e Sofies, Anorthosis dhe APOEL Nicosia. Vendi i tretë, me 20 përfaqësime ndahet nga dy lojtarë aktualë të përfaqësueses: kapiteni Lorik Cana me Paris Saint-Germain, Marseille e Lazio dhe Taulant Xhaka që megjithë moshën e re është element kyç te Basel. Tjetër kuqezi në listë është portieri Orges Shehi me 16 ndeshje. Lista e lojtarëve që kanë shënuar më tepër në aktivitetin më të rëndësishëm kryesohet nga Hamdi Salihi me 6 gola, një me Tiranën dhe 5 me Skënderbeun në këtë edicion. Ai ndiqet nga drejtori sportiv i Tiranës, Devis Mukaj me 5 dhe menaxheri i Kombëtares Alban Bushi me 4 gola. Përsa i takon lojtarëve që numërojnë më tepër ndeshje në kompeticionet e UEFA-s, Lorik Cana kryeson në kuotën 56, i ndjekur nga ish-lojtari i Kombëtares Admir Teli me 48 dhe mbrojtësi kuqezi, Ansi Agolli. Më tej renditen Hasi, Haxhi, Salihi e Shehi. Lista e golashënuesve më të mirë shqiptarë në kupat e Evropës kryesohet nga Hamdi Salihi me 14 gola, me tre klube shqiptare Vllazninë, Tiranën e Skënderbeun dhe dy austriake, Ried dhe Rapid i Vjenës. Ai ndiqet nga Kliton Bozgo dhe Indrit Fortuzi, ndërsa në renditjen speciale figuron edhe një legjendë e Flamurtarit si Vasil Ruci. Igli Tare në periudhën kur ishte te Brescia është lojtari i vetëm shqiptar që ka luajtur në një finale. Bëhet fjalë për finalen e Kupës Intertoto ku Brescia humbi përballë Paris Saint-Germain. Bledar Kola është shqiptari i parë që ka luajtur në Champions League, në vitin 1998 me Panathinaikos, ndërsa Besnik Hasi gjatë sezonit të kaluar është trajneri i parë shqiptar që ka drejtuar një skuadër në evenimentin prestigjoz. Shqiptari i parë që ka shënuar në formatin e vjetër Kupa e Kampionëve është Kolec Kraja me Partizanin në vitin 1962, ndërsa i pari në Champions League ka shënuar Besart Berisha në fitoren 3-2 të Hamburg përballë CSKA-së së Moskës në vitin 2006.

 

Box

Platini përçan Evropën

 

Evropa e futbollit përçahet në lidhje me mbështetjen e Michel Platinisë. Të enjten, 54 federatat anëtare të UEFA-s dolën me një deklaratë ku në vijë të përgjithshme mbështetej Platini, i cili është një ndër kandidaturat për Presidencën e FIFA-s në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm, por pa u mbushur as 24 orë nga ekzekutivi i UEFA-s, Federata Angleze tërhiqet nga mbështetja për francezin. Numri një i Football Association, Greg Dyke, bëri një lëvizje që mund të ketë një efekt domino, duke rezultuar decizive për të ardhmen e Platini. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Federata Angleze bëri të ditur se ka vendosur të tërheqë mbështetjen ndaj Platinisë në garën për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s deri në momentin që të përfundojë procesi ligjor në drejtim të tij duke sqaruar përfundimisht pozicionin e francezit që akuzohet se ka marrë 1.8 milionë euro nga Blatter në 2011 për një shërbim të tijin të kryer në vitin 2002. Sipas Blatter nuk kishte një kontratë për shërbimin në fjalë por për një akord xhentëlmenësh mes tij dhe Platini, por diçka e tillë nuk bindi Komisionin e Etikës që vendosi ti pezullojë të dy krerët e futbollit. Tanimë me tërheqjen e Federatës Angleze, Platini rrezikon të humbasë edhe mbështetjen e federatave të tjera evropiane, ndërkohë që diçka po lëviz edhe në Berlin. Federata Gjermane e Futbollit në fakt dha lajmin se ka hapur një hetim të brendshëm në procesin e përcaktimit të vendit mikpritës të Botërorit 2006. Federata Gjermane nuk ka gjetur parregullsi dhe nuk ka sinjale për shitblerjen e votave por problemi qëndron se Federata Gjermane është informuar për një pagesë prej 6.7 milionë Eurosh që është kryer në 2005 nga organizatorët e Botërorit Gjermani 2006 në drejtim të FIFA-s. 6.7 milionë Eurot në fjalë janë derdhur për një “program kulturor” i cili ngre të tjera dyshime duke dhënë ndjesinë se hijet e skandalit që ka plasur në FIFA po pushtojnë edhe Evropën.

 

Box

De Biasi: Nuk shkoj në Greqi

 

Gianni De Biasi mohon kategorikisht mundësinë që të largohet nga drejtimi i kombëtares para përfundimit të Evropianit. Ai tha në një deklaratë e tij në një radio greke se mund kishte dëshirë të drejtonte një përfaqësuesen e këtij vendi është keqkuptuar. “Gazetarët grekë kanë thënë diçka që nuk ekziston, pasi unë kam thënë vetëm që ndoshta në të ardhmen mund të stërvis edhe përfaqësuesen e Greqisë. Unë kaq kam thënë, pasi askush nuk mund ta njohë të ardhmen e tij”, – tha De Biasi. De Biai ka konfirmuar se marrëdhënia e tij me federatën është tepër korrekte. “Ka pasur shumë keqkuptime, pasi për atë që shkruhet e thuhet duket sikur unë dhe federata jemi kundërshtarë, kjo nuk është absolutisht e vërtetë, punojmë në mirëkuptim të plotë, ndryshe nuk do të ishin arritur këto rezultate. Unë që ditën e parë që erdha në Tiranë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Duka, duke më dhënë mundësinë të punoj ashtu si dua unë dhe për këtë dua ta falënderoj. Unë mund të them që kontrata ime rinovohet automatikisht deri në Evropian dhe nëse federata dëshiron ta zgjasë kontratën më vonë është diçka tjetër”, – sqaroi trajneri i kuqezinjve në një prononcim për TV “Klan”. Për kontratën e re të re të De Biasi po diskutohet për një rritje të pagës së tij, për shkak të suksesit të arritur. Por synimi kryesor i 59 -vjeçarit mbetet ecuria ne Evropian, transmeton “Sportal”. “Të shikojmë se cilët do të jenë kundërshtarët. Besoj se e rëndësishme është që u kualifikuam në Francë dhe do të shkojmë atje për t’i vendosur kundërshtarët në vështirësi ashtu siç bëmë gjatë kualifikueseve”, – përfundoi De Biasi, i cili ndodhet në krye të kombëtares prej vitit 2011.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here