SHBA u mësonte ushtarëve të saj shqipen gjatë Luftës së Dytë Botërore

0
122

 

liber-700x525

 

Deri në vitin 1876, toka amerikane nuk ishte shkelur nga shqiptarët. Në këtë vit të shekullit XIV, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishte mbërritur një shqiptar nga Korça, i cili nuk kishte qëndruar edhe shumë, shkruan Koha Ditore. “Shqiptari i dytë në Amerikë arriti në vitin 1886, dhe ishte akoma gjallë në vitin 1939, kur u botua libri ‘Lufta shqiptare në botën e vjetër dhe të re’, nga Qeveria amerikane”, ka treguar studiuesi Victor Friedman në konferencën shkencore “Studimet albanistike në Amerikë”, që ka nisur punimet të premten në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në konferencën dyditore të organizuar nga AShAK-u, Friedman nëpërmjet kumtesës “Gjuha shqipe në Amerikë: Perspektiva akademike”, ka treguar se në vitin 1900 në ShBA kishte vetëm 42 shqiptarë dhe ata ishin në shtetin Massachusetts. “Numri është rritur shumë shpejt. Në vitin 1905, Petro Luarasi iku nga Korça dhe në Neë York e themeloi shoqatën ‘Malli i mëmëdheut’”, ka thënë ai. Sipas Friedmanit, në qershor të viti 1906 është botuar gazeta e parë shqiptare në Amerikë “Kombi”. Më pas botohej edhe gazeta “Dielli”, i cila shkruante edhe për Kongresin e Manastirit dhe për alfabetin që kishin vendosur ta përdornin shqiptarët.).

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here