Kritika Bashkisë / Komuniteti rom në Tiranë, nevojë për strehim emergjent  

0

 

Loading...

rometAmnesty International ka reaguar lidhur me familjet rome që jetojnë në parkun e Liqenit në Tiranë. Në një deklaratë, “AI” thekson se këto familje kanë nevojë emergjente për strehim të përshtatshëm dhe jo zhvendosje me forcë.
Amnesty International ka mbështetur Avokatin e Popullit, Igli Totozani, në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për këto familje.
Në rekomandimin e bërë nga Avokati i Popullit, drejtuar institucioneve përgjegjëse kërkohet pikërisht: gjetja e zgjidhjeve sa më të qëndrueshme, afatgjata dhe të pranueshme nga vetë këta banorë; plane konkrete nga ana e institucioneve, të cilat mund të verifikohen fizikisht; zhvendosje jo përmes ushtrimit të dhunës, por vetëm me pëlqimin e banorëve. Respektimi i të drejtave dhe sistemimi sa më i shpejtë i këtyre familjeve, po monitorohet me shumë vëmendje nga Avokati i Popullit deri në gjetjen e një zgjidhje te qëndrueshme dhe afatgjate për këta qytetarë.

Loading...

Lini nje pergjigje