De Biasi dhe Rey Manaj vendosin të bëjnë paqe

0
111

De Biasi

 

Çështje e mbyllur. De Biasi fal Rey Manajn, duke bërë të ditur se sulmuesi i ri i ka dyert të hapura për t’u bashkuar me kombëtaren në Euro 2016, sigurisht nëse tregon se e meriton diçka të tillë me paraqitjet e tij në fushën e lojës. Një ditë pas deklaratave të menaxherit të futbollistit, Alberto “Jimmy” Fontana, në një intervistë ekskluzive për “Sport News”, ka qenë vetë Manaj që ka kërkuar falje publikisht në një intervistë për “Inter Channel”. “Doja para së gjithash t’i kërkoja falje Gianni De Biasit, trajnerit të kombëtares shqiptare, – ka thënë Manaj duke vazhduar, – M’u përcollën deklarata të shtrembëruara dhe gabova që nuk i verifikova, jam i ri dhe impulsiv, por edhe inteligjent, ndaj reflektova gjatë natës dhe kuptova se kam gabuar. Në të ardhmen nuk do t’i përsëris më gabime të tilla. Pas pak ditësh do t’i telefonoj De Biasit për t’i folur personalisht. Shpresoj që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, pasi gjithçka ishte një keqkuptim me mediat dhe gazetarët”, – janë këto fjalët e Manajt. Menaxheri i tij një ditë më parë deklaroi se shpresonte që De Biasi ta falte si një baba i mirë dhe, në fakt, kështu ka ndodhur, me trajnerin e Shqipërisë që i intervistuar nga “fcinternews.com” ka deklaruar. “Më bëhet qejfi që ka kërkuar falje, por nuk ishte e nevojshme që ta bënte. Ka treguar pjekuri. Sinqerisht besoj se djaloshi ka keqkuptuar. Manaj më ka dërguar vetëm një mesazh, por kjo është diçka natyrale dhe pozitive, kështu që nuk bën gjë tjetër veçse tregon se sa shumë e do Rey kombëtaren dhe sa dëshira ka që të hyjë dhe të bëjë pjesë në këtë grup. Natyrisht që ajo që vlen më shumë është fusha, por ne po e ndjekim dhe e di që ka shumë kualitet”. Më pas De Biasi i është përgjigjur edhe një pyetjeje më konkrete. A ekzistojnë mundësitë që ta shohim Manajn në Evropianin e ardhshëm, me trajnerin e Shqipërisë që është përgjigjur: “Siç thashë, do të varet nga fusha, por dyert e kombëtares për Reyn sigurisht që janë të hapura”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here