Vendimi /  Akuzohej për fshehje pasurie, gjykata pushon çështjen ndaj gjyqtarit Osman Aliu

0
124

 

osman aliu 

Prokuroria e Tiranës, njësia Task-Force, zhvilloi hetime dhe dërgoi çështjen në gjykim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI)

 

Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e çështjes penale kundër shtetasit Osman Aliu, gjyqtar në Gjykatën e Kavajës, i akuzuar nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të “…deklarimit të rremë të interesave private…” (pasurisë). Në përfundim të gjykimit, Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të tij dhe dënimin me 1 milion lekë të reja gjobë. Por, në vendimin e saj, Gjykata e Tiranës ka arritur në përfundimin se nuk ekzistojnë elementët e veprës penale dhe për këtë arsye vendosi pushimin e çështjes.

Prokuroria e Tiranës, njësia Task-Forcë, zhvilloi hetime dhe dërgoi çështjen në gjykim, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).

Nga hetimi është hetuar dhe provuar se Prokuroria pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë me datë 5.11.2014 ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë, pasurive interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjorë për deklarim” parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal. Rregjistrimi i këtijë procedimi penal është bërë mbi bazën e materialit kallëzues depozituar pranë Prokurorise së Rrethit Gjyqesore Tiranë, datë 30.9.2014 nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. ILDKPKI ka depozituar në Prokurorin e Përgjithshme kallëzimin penal në ngarkim të shtetasit Osman Aliu për vepren penale të “Refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjorë për deklarim” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “ të parashikuar nga neni 257/a/2 e 287 të Kodit Penal.

Nga materiali kallëzues si dhe nga hetimi është provuar se, nga analiza e gjithë dokumentacionit të administruar nga ILDKPKI, lidhur me deklaratën e interesave private të subjektit Osman Aliu dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar se:

Në deklaratën periodike Vjetore të vitit 2008 subjekti deklarues, rezulton me një mosmbulim të pajustifikuar midis të ardhurave dhe aseteve neto, në vlerën 545 634 lekë. Nga verifikimi i dokumentacionit lëshuar nga institucionet bankare, rezulton se subjekti deklarues, nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare pranë Bankën xxxxx, që nga viti 2005 e në vazhdim. Likuiditeti cash, në fund të vitit 2013 rezulton të jetë në vlerën 3.130.000 lekë.

Në datën 17.1.2009 është nënshkruar një Kontrate Huaje, midis shtetasit K.K, në cilësine e huadhënesit dhe subjektit deklarues Osman Aliu, në cilësinë e huamarrësit. Ky veprim juridik nuk është deklaruar nga subjekti.

Nga dokumenti zyrtar i lëshuar nga kompania financiare “XXXXX”, vërteton se në periudhën kohore 2009 – 2013, subjekti ka dërguar jashte territorit të Shqiperise shumën prej 10.200 Eurosh, veprime te cilat subjekti nuk i ka deklaruar.

Lidhur me transfertat e kryera nga subjekti Osman Aliu, me procesverbalin e datës 23.02.2015, pranë kësaj kompanie financiare, është sekuestruar dokumentacioni për 41 transferta. Nga dokumentacioni i sekuestruar konstatohet se transferta e parë është kryer me datë 28.03.2009, dhe ajo e fundit me datë 17.12.2013. Pikat nga janë nisur keto transferta rezultojnë të jenë degët e kësaj kompanie në Kavajë dhe Durrës. Dërguesi në të gjitha transfert është shtetasi Osman Aliu, pritës në transferta kanë qënë dy shtetas, të afërm të tij. Keto transferta nga subjekti deklarues, nuk janë deklaruar në dekleratat perjodike 2009 – 2013 të paraqitura prej tij në ILDKPKI.

Nga dokumentacioni administruar me procesverbalin e datës 19.12.2014, konstatohet se shtetasi Osman Aliu, në cilësin e palës porositëse me datë 02.11.2007 ka lidhur kontratë sipermarrje ndërtimi me subjektin ndërtues “ D…….- CONSTRUKSION” sh.p.k, për një apartament me sipërfaqe 69 m2, të cilit pasi t’i zbritet sipërfaqia 37.5 m2, duhet ti paguante shoqerisë ndërtuese sipërfaqen 31.5 m2 në vlerën e 15 750 Eur. Detyrimi për pagesën e kësaj shume është përcaktuar që të bëhet në tre keste nga shtetasi Osman Aliu, e konkretisht 3000 euro në momentin e lidhjes së kontratës. 5000 euro brenda datës 30.11.2008. Ndërsa 7750 euro në momentin e lidhjes së kontratës së shitblerjes. Sipas përcaktimeve të kësaj kontrate subjekti Osman Aliu sipas mandat- arkëtimit të datës 15.11.2008 ka likujduar detyrimin 5000 euro në favor të subjektit ndërtues “ “D…….- CONSTRUKSION” sh.p.k. Kjo shumë është marrë hua shtetasit K.K nga subjekti Osman Aliu, bazuar në kontratën e huasë datë 17.01.2009. Keto veprime nga subjekti deklarues, nuk janë deklaruar në dekleratat perjodike 2008 – 2013 të paraqitura prej tij në ILDKPKI. Sa sipër nga dokumentacioni i administruar rezultone se subjekti Osman Aliu në Deklaratat Perjodike Vjetore 2009 – 2013 nuk ka deklaruar 41 transfertat e kryera nga kompania financuare “XXXXX” në drejtim të Italisë ne shumen totale 10 200 eur. Gjithashtu në Deklaratat Perjodike Vjetore 2008 – 2013 nuk ka deklaruar shlyerjen e detyrimit për blerjen e një apartamenti, si dhe gjendjen e llogarisë së tij nga paga.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here