Miqësorja me Poloninë në nëntor

0
114

 

 

Miqësore me Poloninë në muajin nëntor. Federata Shqiptare e Futbollit është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me homologen e saj polake që Shqipëria dhe Polonia të zhvillojnë një ndeshje miqësore gjatë muajit të ardhshëm. Lajmi se kombëtarja kuqezi mund të përballet me skuadrën e trajnerit Adam Nawalka u konfirmua edhe nga Kryeministri Edi Rama në emisionin “Procesi sportiv” në “Top Channel”. Mungon ende zyrtarizmi, por është tuhasje e sigurt që Shqipëria do të sfidojë Poloninë e Robert Lewandowskit në muajin nëntor. Nuk dihet ende data, por gjasat janë që kjo ndeshje të zhvillohet në 12 ose 13 nëntor. Mbetet për t’u përcaktuar edhe stadiumi se ku do të luhet sfida. Polonia ashtu si Shqipëria ka siguruar kualifikimin në fazën finale të Evropianit francez dhe përballja me këtë përfaqësuese do të jetë një test i mirë për kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi në kuadër të përgatitjeve për Euro 2016-ën. Ajo e nëntorit pritet të jetë sfida e 12-të mes këtyre dy përfaqësuese me Poloninë që në 11 ndeshjet e mëparshme ka arritur të regjistrojë 7 fitore 3 barazime ndërsa në 1 rast është mundur nga Shqipëria. Sfida e fundit mes këtyre dy kombëtareve ka qenë pikërisht një miqësore e cila është fituar 1-0 nga Polonia në datën 27 maj të vitit 2008 në Gjermani. Në radhët e kombëtares polake kuqezinjtë tanë duhet të kenë kujdes pa diskutim nga Robert Lewandowski. Sulmuesi i Bajernit është duke përjetuar momentin më të mirë të karrierës së tij madje me golin që realizoi ndaj Republikës së Irlandës pak ditë më parë u shndërrua në një nga dy futbollistët që ka shënuar më shumë përgjatë një fushate eliminatore. Por miqësorja ndaj Polonisë nuk mund të jetë e vetmja për Shqipërinë në muajin Nëntor. Duke qenë se gjatë kësaj periudhe do të zhvillohen ndeshjet play-off që do të vlejnë një biletë në Evropian me sistemin vajtje-ardhje, kombëtaret e tjera kanë mundësi të organizojnë dy takime miqësore. Në këtë mënyrë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit po punojnë për të gjetur një tjetër kundërshtar të nivelit të lartë me të cilin mund të përballen në 16 ose 17 nëntor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here