Ermonela Jaho në projektin e këngëtarëve lirikë

0
124

Baritoni Gëzim Myshketa dhe sopranoja Ermonela Jaho

 

 

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, do të jetë në fillim të tetorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pas suksesit në Madrid, “Theatre Royal” me operan “La Traviata” dhe “Madame Butterfly” në “Opera National de Paris” në datat 14-18 tetor, ajo do të jetë pjesë e një paneli që do të drejtojnë një kurs specializimi për të rinjtë e TKOB-së, bashkë me Angelo Gabriellin, Elda Laron dhe Paolo Andeolin. Ky projekt i cili synon që të ndihmojë të gjithë artistët ekzistues dhe ata të brezit të ri për ti drejtuar ata në mënyrë më konkrete për të krijuar një ide më të qartë sesi duhet të përgatiten përditë teknikisht për të arritur të shprehin artistikisht vetveten duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqipëri dhe mbarë botën.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here