Berisha takon Lu-në, diskutohet reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi

0
155

 

berisha me donald luIsh-kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim me ambasadorin e SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu, i cili shoqërohej nga zëvendësambasadori David Muniz dhe nga kreu i OPDAT, Jon Simbert. Në këtë takim në qendër të diskutimit ishte reforma në drejtësi si edhe procesi i dekriminalizimit, ku për këtë të fundit Berisha falënderoi ambasadorin Lu dhe qeverinë e SHBA-së për mbështetjen e fuqishme në realizimin e këtij procesi në Shqipëri. “Vlerësova se një progres i pamohueshëm është bërë dhe se shpresoja që paketa ti paraqitet sa më shpejt Parlamentit, si dëshmi e një vullneti të hekurt për t’u ndarë nga kriminalizimi i shtetit dhe administratës”, – tha Berisha. Ndërkohë, lidhur me reformën në drejtësi, ish-kryeministri pohoi se ajo përbën reformën më jetike në këtë vend. “Theksova se është jetike, që kjo reformë të bazohet në rritjen e transparencës, luftës kundër korrupsionit, përgjegjësisë para ligjit dhe mbrojtjen e sistemit nga ndikimi politik, rrugët dhe mënyrat që të mos lejohet që një mazhorancë, cilado qoftë ajo, të ketë në dorë ta bëjë të vetin të gjithë sistemin e drejtësisë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here