Arsimi profesional   Marrëveshja e re për punësimin, Hoffman: Të rinjtë të investojnë për formimin e tyre  

0
101

 

Shkollat profesionaleKlosi: Rruga e emigracionit ilegal, e dështuar, të rinjtë të kërkojnë tregun evropian

 

Ministria e Mirëqenies Sociale lidhi dje me Ambasadën Gjermane një marrëveshje të re në kuadër të arsimit profesional, e cila krijon kushte të reja pune për studentët. Marrëveshja e nënshkruar i hap rrugën krijimit të rrjetit gjerman të shkollave profesionale në vend, ndërkohë që nxënësit e këtij rrjeti do të mund t’i zhvillojnë praktikat mësimore pranë bizneseve gjermane në Shqipëri. Orientimi drejt arsimit profesional, sipas ministrit të Mirëqenies Blendi Klosi, është rruga e duhur për të gjithë të rinjtë shqiptarë që kërkojnë tregun evropian për punë, por jo vetëm. Në të njëjtën linjë me Kryeministrin Rama, Klosi u shpreh se emigracioni ilegal është një rrugë e dështuar e të rinjve drejt Gjermanisë, duke sugjeruar vëmendje tek profesionet. “Kemi shembuj konkret në Shqipëri, rruga e emigracionit ilegal është një rrugë e dështuar, rruga nëpërmjet formimit profesional është një rrugë me shanse shumë të mëdha për të ofruar të kualifikuar për tregun shqiptar të punës por dhe për tregun gjerman, apo evropian të punësimit”, – deklaroi ministri Klosi. Ndërkohë, nga ana e tij ambasadori gjerman Hoffman pohoi: “Unë do të doja që t’u bëja thirrje veçanërisht të rinjve që të investojnë për arsimin dhe formimin e tyre profesional, i cili do t’iu sigurojë atyre më pas një punë të mirë në tregun e punës, një punë të mirëpaguar dhe mbi të gjitha një punë afatgjatë”. Pak kohë më parë, Klosi ka nënvizuar faktin se duhet zgjeruar arsimi profesional, për të krijuar një treg më të gjerë pune për shqiptarët në Gjermani. Në diskutimet e mëparshme, Klosi ka theksuar gjithmonë rëndësinë e kësaj përpjekjeje kombëtare, për të marr iniciativa që i shërbejnë të rinjve shqiptarë. Arsimi profesional i ndihmon këto të rinj që të kenë më shumë mundësi punësimi, si brenda dhe jashtë vendit. Në tregun shqiptar, mungesa e zanateve te ndryshme, ka bërë që numri i të rinjve të orientohet më shumë tashmë drejt arsimit profesional. Ndërkohë që zgjedhjet për profesionet që ato duan të marrin, janë nga më të ndryshmet, si elektricist, hidraulik etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here