Kosova drejt UNESCO-s / Mustafa: Lajm shumë premtues nga Parisi

0
133

 

Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, vlerëson se, lajmi i sotëm nga Parisi se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka përfshirë në rendin e ditës kandidimin e Kosovës për anëtarësim, është shumë premtues. “Kosova ka punuar shumë për këtë me shumë vende mike, është punuar shumë në  Nju Jork, në Paris dhe në qendra të tjera botërore, që vendi ynë të anëtarësohet në këtë agjenci të OKB-së”, thekson ai. Lajmi i sotëm, vijoi Mustafa, është një konfirmim i gëzueshëm se integrimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare është një proces i cili ka marrë hov dhe i pandashëm. “Qeveria dhe në veçanti MPJ, e cila ishte shumë e suksesshme në këtë proces, do të vazhdojë edhe më tej lobimin e fuqishëm”, paralajmëron kryeministri i Kosovës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here