Durrës, mbi 350 femra të prekura nga kanceri i gjirit

0
132

shtruar ne spital

 

Fjongoja rozë dhe muaji tetor na kujton çdo herë për vëmendjen, që duhet t’u kushtojmë kontrolleve për diagnostikimin në kohë të kancerit të gjirit. Në qytetin e Durrësit këtë vit është mbi 350 numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit. Nga viti në vit, femrat e diagnostikuara me këtë sëmundje, kanë qenë në rritje. Ndërkohë në Spitalin Rajonal të këtij qyteti funksionon Klinika e Kimioterapisë dhe trajtimit paliativ, që ofron kushte shumë të mira për pacientet, duke shmangur kostot e larta dhe zvarritjet e vizitave në Tiranë. Drejtuesja e Spitalit të Durrësit fton të gjithë pacientet, që kanë nevojë për terapi të kancerit të gjirit dhe kolon-rektalit, që t’i drejtohen këtij spitali. Ndërkohë, vetë paciente dhe familjarë të tyre,shprehen të kënaqur për shërbimet që i ka ofruar ky spital. Aktualisht, Spitali i Durrësit është në fazën e bisedimeve për të mundësuar edhe ofrimin e radioterapisë pranë këtij spitali, që do të mundësonte një cikël të plotë shërbimi për pacientet. Gjithashtu, Drejtoria e Spitalit Durrës, bën thirrje për më shumë sensibilizim të grave, në mënyrë që kanceri i gjirit të kapet në kohë për të shpëtuar jetën e tyre. Kohët e fundit, gratë kanë qenë më të kujdesshme duke i kushtuar rëndësi të veçantë shëndetit të tyre.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here