De Biasi: Në Francë nuk do t’ju zhgënjejmë

0
118

de-biasi3

 

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi, në fjalimin e tij të parë pas kthimit në Tiranë, i ka falënderuar lojtarët, tifozët dhe të gjithë mbështetësit për suksesin e përfaqësueses kuqezi. Strategu italian shpreson që kombëtarja të ketë paraqitje të mirë në Evropianin e ardhshëm. “E kam zërin e ulët dhe nuk kam përgatitur asgjë. U përlota, ke një aftësi për të prekur telat e zemrave të njerëzve. Kam një moto ‘beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe do të kthehen në realitet’. Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë, i bashkova dhe i shoqërova me të gjithë ju, falë edhe bashkëpunimit me Presidentin. Jam përpjekur që të marr më të mirën nga të gjithë, ata përbëjnë një ‘lëndë plasëse’. Shpresoj që të mos ju zhgënjejmë”, – ka thënë De Biasi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here