Arka e shtetit bosh  / Ministritë kërkojnë fonde, buxheti nuk i përballon  

0
144

 

 

 

ne banka për krediKërkesat e ministrive për investime rezultojnë të jenë dyfish më të larta se mundësia e arkës së shtetit për financimin e tyre. Sipas tabelës përmbledhëse të projekteve për financim në periudhën afatmesme 2015-2017 që është dorëzuar në Ministrinë e Financave, kërkesat për investime për vitin 2016 janë 143 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2017 rreth 115 miliardë lekë.

Ndërsa, Ministria e Financave në kuadrin makroekonomik afatmesëm ka miratuar për financim vetëm gjysmën e shumave të kërkuara.

Në kuadrin e rishikuar makroekonomik, 2016-2018 mësohet se, fondi për investime kapitale do të jetë 63 miliardë lekë për vitin 2016, shumë kjo sa 40% për qind e vlerës së nevojshme e kërkuar nga ministritë për projektet e investimeve.

Pak a shumë e njëjta situatë është edhe këtë vit, ku ministritë kishin kërkuar për financimin e projekteve 112 miliardë lekë dhe qeveria ka financuar nga buxheti 63 miliardë lekë. I njëjti trend do të jetë edhe për vitin 2017.

Në fund të muajit Korrik qeveria ka rishikuar me ulje programin e shpenzimeve kapitale për periudhën afatmesme 2016-2018, në krahasim me parashikimet e janarit.

Kështu pritjet për zërin më të rëndësishëm të buxhetit që ndikon në rritjen ekonomike shpenzimet kapitale) janë shkurtuar me 9 për qind për vitin 2016 deri në 35 për qind më pak në vitin 2018.

Në muajin janar në programin afatmesëm ekonomik qeveria priste të çonte shpenzimet kapitale në vlerat e 102 miliardë lekëve, por në rishikimin e fundit që daton në fillim të gushtit këto shpenzime nuk do të jenë më të larta se, 76 miliardë lekë.

Në vitin 2016 qeveria kishte planifikuar të shpenzonte për investimet rreth 72 miliardë lekë, por më rishikimin e fundit nuk do të vihen në dispozicion më shumë se 63 miliardë lekë në dispozicion, ose 31% më pak se, synimi i janarit.

Por kjo ulje në parashikime shihet të ketë ardhur edhe nga dobësitë serioze që po shënon qeveria në realizimin e zërit të investimeve edhe pse ai po vjen në ulje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here