Përmbytjet nga shiu / Basha: Qeveria të mobilizohet, të shmangen viktimat. Rama: Vajmedet PD, politikë me shiun

0
128

 

basha konference

Ristani: Rama të lërë keqardhjen për ndeshjen e futbollit, të marrë çdo masë përpara se të jetë vonë, që të mos ndodhin fatkeqësi të tjera

 

Përmbytjet e shkaktuara nga shiu ku humbi jetën edhe një qytetar shqiptar sollën reagimin e Partisë Demokratike, e cila kërkoi angazhimin dhe mobilizimin e qeverisë për të përballuar situatën. Kreu i demokratëve Lulzim Basha theksoi dje se ekzekutivi duhet të marrë masa sa më shpejt pasi sipas tij situata kërkon angazhim konkret. “Situatë e rëndë për qindra familje në Fier e Vlorë, por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut ku shirat e dendur kanë krijuar përmbytje e pasoja dramatike. Për fat te keq ujërat e rrëmbyer kane shkaktuar edhe vdekjen e kryefamiljarit Luan Qarri. Dua ti shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij. I kërkoj qeverisë të mobilizohet me gjithçka që ka në dispozicion për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet absolut. Të veprohet me shpejtësi dhe te zbresin në terren me te gjitha forcat dhe mjetet, aty ku bashkqytetarët tanë janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku koha nuk pret asnjë minute për te shmangur fatkeqësi te tjera”, – tha Basha. Por kjo deklaratë solli edhe reagimin e kryeministrit Rama, i cili nuk foli për masat që duhet të marrë Shqipëria por akuzoi demokratët se po bëjnë politikë me shiun. “‎VajmedetPD qe bën politike dhe me shiun e qe u qan hallin njerëzve nga streha e Shqupit per qeverinë e keqe qe nuk kufizon prurjet e shiut!”, – shkruante kreu i qeverisë.

 

Reagimi i PD-së

Pas përmbysjeve të cilat solli dëme të mëdha materiale në shumë zona të vendit si edhe humbjen e një jete, Partia Demokratike me gjithë strukturat e saj theksoi dje se po ndjek me shqetësim situatën e rëndë të krijuar. “Përmbytjet për qindra familje në Fier, në Vlorë, në Selenicë por dhe në qytete e fshatra të tjera të Jugut dhe në mbarë vendin, ku shirat e dendur që kanë nisur një ditë më parë e po vazhdojnë kanë krijuar pasoja dramatike. Për fat të keq, ujërat e rrëmbyer morën jetën e kryefamiljarit Luan Qarri në Radhimë, dhe Partia Demokratike i shpreh ngushëllimet më të ndjera të afërmve të tij, gruas dhe tre fëmijëve”, – tha ai. Më tej, Ristani theksoi situata mund të përkeqësohet edhe më shumë nga shirat që vazhdojnë në gjithë vendin: “ndaj një orë e më parë qeveria duhet të mobilizohet me çdo mjet, instrument dhe burime njerëzore që ka në dispozicion, për të shmangur viktima të tjera në njerëz. Jeta e qytetarëve është prioritet, mbi të gjitha”. Më tej sekretari i përgjithshëm i PD-së tha se i kërkon kryeministrit të lërë mënjanë shfaqjet mediatike e të marrë masa e të mobilizojë qeverinë ëpr përballimin e kësaj situate. “Ne i kërkojmë Edi Ramës të lërë keqardhjen për ndeshjen e futbollit që ai nuk e sheh dot në parkun e Kryeministrisë dhe të heqë dorë nga shfaqja mediatike edhe në këto orë të vështira për bashkqytetarët tanë. Të marrë çdo masë përpara se të jetë vonë, që të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.I kërkojmë qeverisë të zbresë menjëherë në terren aty ku qytetarët, familjarët, fëmijë e të moshuar, burra e gra janë mbuluar nga uji dhe balta, ku rrugët janë bllokuar e ku mungojnë gjërat bazike, si ushqimi, uji i pijshëm dhe energjia elektrike. Situata e rëndë kërkon përgjigje serioze dhe të shpejtë nga autoritetet”, – deklaroi deputeti demokrat Arben Ristani.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here