Dorëshkrimi i Nicolò Figlia “Kodiku i Kieutit” i dhurohet Vatikanit

0
141

 

Në korrik të këtij viti, radio “Vatikani” dha lajmin e një dorëshkrimi të rrallë që flet për një histori të kulturës arbëreshe, të pabotuar, që daton në vitin 1755.

Ky dorëshkrim iu dhurua Bibliotekës së Vatikanit, aty ku gjendet edhe “Meshari”. Ndërsa studiuesi që ka “zbuluar” dorëshkrimin është studiuesi nga Kosova, Bejtullah Destani.

Ky lajm është një ngjarje e rrallë, sa edhe historike për gjuhën e kulturën tonë, por që pak vëmendje i është kushtuar. Bëhet fjalë për “Kodikun e Kieutit” (Codice chieutino) me titullin “I Cristeri arbëresh” (I krishteri arbëresh), kopja e dorëshkrimit të njohur të shek. XVIII, shkruar nga prifti arbëresh i Mezzojuso-s së Sicilisë, Papas Nicolò Figlia.

 

 

 

në arkivin sekret të Luftës

 

 

Në korrik të këtij viti radio “Vatikani” dha lajmin e një dorëshkrimi të rrallë që flet për një histori të kulturës arbëreshe, të pabotuar, që daton në vitin 1755.

Ky dorëshkrim iu dhurua Bibliotekës së Vatikanit, aty ku gjendet edhe “Meshari”. Ndërsa studiuesi që ka “zbuluar” dorëshkrimin është studiuesi nga Kosova, Bejtullah Destani.

Ky lajm është një ngjarje e rrallë, sa edhe historike për gjuhën e kulturën tonë, por që pak vëmendje i është kushtuar.
Bëhet fjalë për “Kodikun e Kieutit” (Codice chieutino) me titullin “I Cristeri arbëresh” (I krishteri arbëresh), kopja e dorëshkrimit të njohur të shek. XVIII, shkruar nga prifti arbëresh i Mezzojuso-s së Sicilisë, Papas Nicolò Figlia.

Destani ka treguar për radio “Vatikanin” se dorëshkrimi i ra në dorë gjatë një vizitë që pati në shtëpinë e vajzës së studiuesit të njohur, Namik Resuli, i cili ka botuar “Mesharin” në vitin 1958. Ajo mes të tjerash i ka treguar dorëshkrimin e pabotuar “Kodiku i Kieutit”, duke ja lëshuar si dhuratë, së paku për t’u ribotuar si libër. Por arkivisti nga Kosova ka vendosur t’ia dhurojë Bibliotekës së Vatikanit, me idenë se aty do të jetë më e sigurtë, si bibliotekë që ruan dorëshkrime të rralla. Rasti ynë është për “Mesharin”.

Kështu “Kodiku i Kieutit”, vepër dorëshkrim, iu dorëzua dhuratë prefektit të Bibliotekës Apostolike, imzot Cesare Pasini-t në një takim të organizuar afro dy muaj më parë në mjediset e Bibliotekës Apostolike të Vatikanit, ku morën pjesë edhe ministri këshilltar i Ambasadës së Kosovës pranë Republikës së Italisë, arkivisti Bejtullah Destani, Ambasadorja e Kosovës pranë shtetit italian, Bukurie Gjonbalaj, i ngarkuarit me punë i Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Visar Zhitit, përgjegjësi i programit shqip pranë Radio Vatikanit, dom David Gjugja dhe përgjegjësi i koleksionit lindor të Bibliotekës Apostolike dr. Delio Proverbio.

Prefekti i Bibliotekës Apostolike, Imzot Pasini ka falënderuar arkivistin Destani për gjestin fisnik dhe vlerësoi shumë dhuratën tejet të çmuar të historisë së kulturës shqiptare, “Kodikun kieutin”, me të cilën, siç shkruan studiuesi arbëresh prof. Matteo Mandalà, Nicolò Figlia e lidhi emrin e tij me historinë kulturore e letrare arbëreshe. Kjo vepër, shtoi imzot Pasini, i bashkohet veprave tjera të lashta e të rëndësishme të historisë, gjuhës e letërsisë shqipe, që ruhen me një kujdes të jashtëzakonshëm në Bibliotekën Apostolike, si dëshmi e historisë dhe e kulturës së popullit të lashtë shqiptar.

“Kodiku i Kieutit”, siç pohuan imzot Pasini dhe Destan, në Vatikan do të jetë i hapur në dispozicion të të gjithë studiuesve, të cilët duan të njihen nga afër me përmbajtjen dhe vlerën e saj gjuhësore, letrare e fetare, shkruar nga poeti, teologu e atdhetar papa Nicolò Figlia më 1736-1770. Dorëshkrimi “Kodiku i Kieutit” u gjet në fillim të një mijë e nëntëqindës nga studiuesi arbëresh nga Kalabria Michele Marchianò. Botimet e para të pjesshme të disa pjesëve të “Kodikut kieutin” si “Poezitë e shenjta” apo fetare shqipe u botuan pjesërisht nga G. Schriò në Këngët e Shenjta (1907), më pas u botuan nën përgatitjen e M. Marchianò në “Poezitë e shenjta” (1908). Botimi plotë doli në dritë me titullin Nicolò Figlia, “Kodiku kieutin”, botim kritik përgatitur nga Matteo Mandalà, në Palermo-Mezzojuso më 1995.

Po kujtojmë se dorëshkrimi i ‘Kodikut të Kieutit’ të Nicolò Figlia-s që iu dhurua Bibliotekës Apostolike, deri para disa muajsh, bënte pjesë në bibliotekën personale të prof. Namik Resulit, ku qe ruajtur edhe pas vdekjes së studiuesit të njohur, nga e bija, e cila para pak kohe ia dhuroi zotit Bejtullah Destanin.

  1. M.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here