Përplasja në parlament / Rama, opozitës: Të pafytyrë. Deputetët e PD revoltohen, bllokojnë foltoren, Meta ndërpret seancën

0

 

Loading...

 

rama i sqarohet berishesNdonëse u tregua tolerant kur i liroi vendin paraardhësit të tij Berisha për të marrë fjalën në foltore, kjo sjellje e kryeministrit Rama nuk zgjati shumë në seancën e djeshme parlamentare. Pasi mori fjalën për të diskutuar lidhur me çështjen e CEZ-it, kreu i qeverisë akuzoi opozitën si shkaktaren kryesore të kësaj situate. Në këto momente drejt kryeministrit reaguan nga vendi disa nga deputetët e opozitës, gjë e cila e rëndoi edhe më shumë fjalorin e Ramës. Ky i fundit nuk nguroi ti quante të pafytyrë deputetët demokratë, duke theksuar se e gjithë kjo zhurmë nga ana e tyre po bëhet për të mbyllur hetimet për CEZ-in. “Dëgjoni se jeni thellësisht të pafytyrë, dëgjoni se çfarë thotë avokati që keni ngarkuar ju dhe e thotë në datën 30 shtator 2013, thellësisht të pafytyrë. Këtë shprehje që më fton ta harroj do ta kujtoj në vijimësi sa kohë kjo qeveri përballet me pafytyrësi aq të thellë saqë është e pamundur të mos e konstatosh. Të gjithë këtu në këtë sallë Jozefinë, jemi në një moshë që mbajmë përgjegjësi për fytyrën që kemi dhe për pafytyrësinë tuaj nuk mund të mbaj përgjegjësi unë.  Po të vish në pozitën time ( flet me Nokën) do të thuash ç’janë këta të pafytyrë këtu, por nuk je në pozitën time. Më lë të mbaroj. Hajde këtu, shiko çfarë shoh unë dhe do thuash s’ka mundësi. Që ju jeni thellësisht të pafytyrë është konstatim nuk është ofendim. Dhe lëreni popullin shqiptar ta verifikojë”, u shpreh Rama. Etiketimi si të pafytyrë solli indinjatën e deputetëve të opozitës të cilët i kërkuan kryetarit të parlamentit Ilir Meta t’i ndërpresë fjalën dhe ta largojë nga salla pasi ofendoi deputetët. Ndërsa Rama vazhdonte fjalën një pjesë e deputetëve demokratë iu drejtuan foltores duke replikuar me kryeministrin. Kjo situatë detyroi kryeparlamentarin të ndërpresë për 5 minuta punimet e parlamentit dhe pas rifillimit të tyre duket se palët ishin më të qeta.

 

Loading...

Lini nje pergjigje