Debati për CEZ / Rama: S’kam pakt me Metën për ta mbrojt nga drejtësia, kërkuam asistencë të FBI-së për hetim “Pazarxhinjtë e djeshëm, janë akuzatorët e sotëm, nëse ka një person që duhet të zbardhë lidhjet e tij më çështje CEZ ky është vetëm Sali Ram Berisha”

0
93

 

 

rama kuvendGëzim Saliu

Çështja e CEZ-it ishte kryetema e debatit në seancën e djeshme parlamentare, ku mes mazhorancës dhe opozitës nuk munguan akuzat reciproke për përgjegjësinë e situatës. Ndërsa opozita e cilësoi si kundra interesave të qytetarëve marrëveshjen e qeverisë me CEZ-in, kryeministri Rama akuzoi demokratët se ishin këta të fundit që e sollën situatën deri në këtë pikë. Në fjalën e tij  në foltoren e Parlamentit, Rama tha se qeveria kishte kërkuar asistencë nga FBI-a për hetimin e kësaj çështjeje, por duke bërë të ditur se hetimi thellësisht ndërkombëtar i saj është një farsë e opozitës. “Ne i kemi kërkuar FBI-së të shprehë disponueshmërinë për të asistuar hetimin. Dhe padyshim jemi shumë të lumtur nëse na bashkoheni, që ta nxisim Prokurorinë, që në këtë hetim të përfshijnë hetues ndërkombëtarë. Shpresojmë që edhe nga FBI-ja përgjigjja të jetë pozitive, kështu që brenda kuadrit legjislativ të Republikës së Shqipërisë do të kemi cilësinë më të lartë të hetimit të pavarur ndërkombëtar. Një gjë ju kërkoj ju, mbështesni përfshirjen e hetuesve ndërkombëtarë duke filluar nga FBI në hetimin e gjerë dhe të thellë të gjithë kësaj historie. Kërkesa jua për një hetim ndërkombëtar është një farsë që nuk funksionon dhe ju e dini mirë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Për hetimin

Pasi tensionoi sallën e Parlamentit me etiketimin e opozitarëve si të pafytyrë, me rikthimin e punimeve të seancës pas 5 minutave pushim, kryeministri Rama  deklaroi se në ccështjen e CEZ-it ai nuk po mbron askënd nga drejtësi, qoftë ky edhe aleati i tij kryesor në qeverisje Ilir Meta.   “Më lejoni tua them troç ( i drejtohet si opozitës ashtu edhe deputetëve të mazhorancës). Unë nuk kam as detyrë dhe as nevojë të mbroj Ilir Metën. Ilir Meta nuk ka as nevojë dhe as detyrë të më mbrojë mua. Ne kemi një pakt për të qeverisur Shqipërinë, nuk kemi një pakt për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia. Të jeni të sigurt që në themelin e këtij pakti qëndron vetëm një gjë, vetëdija se i takon barra kësaj shumice të nxjerrë Shqipërinë nga llumi ku e zhytët ju. Çështjet e drejtësisë janë çështje të drejtësisë dhe qoftë unë, qoftë Ilir Meta, qoftë cilido në këtë sallë nëse ka probleme me drejtësinë le të shkojë dhe ti gjejë vetë me drejtësinë. Këtu nuk ka strehë nga drejtësia për sa na takon. Të jeni të sigurt se nuk kompleksohemi fare nga një diversion kaq banal dhe aq më tepër nga përpjekja jonë që ti rrimë ballë për ballë gjithkujt që ka probleme me drejtësinë”- u shpreh Rama. Më tej duke mbetur tek kjo çështje, kryeministri akuzoi paraardhësin e tij si personin kryesor përgjegjësi për atë çka solli CEZ në Shqipëri. “Nëse ka një person që duhet të zbardhë lidhjet e tij më këtë çështje ky është vetëm Sali Ram Berisha (është hera e parë dhe e fundit që ja përmend emrin e babës se ndoshta e ke harruar). Por  ish-kryeminsitri Berisha i kujtoi kreut të qeverisë  se hetimi i plotë  mund ta vijë  vetëm nga ndërkombëtarët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here