Berisha, Ramës: Nëse ta mban, lëri llafet por jep votën për hetim të plotë të çështjes CEZ

0

berisha, rames

Loading...

Ish-kryeministri Berisha ripërsëriti edhe një herë kërkesën e tij për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ që nga ardhja e kompanisë ceke në Shqipëri e deri tek firmosja e marrëveshjes me qeverinë. Duke iu drejtuar kryeministrit Rama, Berisha theksoi se afera e CEZ nuk do ti ndahet atij asnjëherë. “Nëse ta mban ajo, e di vetë ti për çfarë e kam fjalën, urdhëro të bësh ligjin për hetim ndërkombëtar. Se ne nuk kemi tagër, as FBI, as Socas, asnjë institucioni ti ngarkojmë detyra. Ne kemi tagër si parlament të bëjmë ligjin, të hapim rrugën, dhe do të jetë komuniteti ndërkombëtar ai që do të sjellë me procedurat e tij personat që do bëjnë hetimin.  Pra, edhe njëherë, në ta mban voto ligjin, lëri llafet, lëre retorikën boshe, mos u zbeh, mos u nervozo dhe hajde votojmë ligjin dhe unë në mënyrë absolute jam për hetimin nga alfa, nga fillimi fare deri te pika fundit”, deklaroi Berisha. Më tej ish-kreu i qeverisë  se Rama së bashku me ministrin Gjiknuri lanë pas interesin e qytetarëve shqiptarë duke mos e vazhduar arbitrazhin me kompaninë ceke por duke vendosur të mbyllin çështjen me marrëveshje. “Si mund të bëhet, kur një kompani ndërkombëtare thotë se pala tjetër të detyrohet 135 miliardë lëk dëme, të detyrohet 77 miliardë lekë  borxhe direkte kompanive të tua, të detyrohet 130 milionë euro detyrime të tjera, cili është ai njëri që mund të dëmtojë në këtë mënyrë vendin dhe popullin e tij, përveç këtij (Ramës) dhe atij tjetrit aty (Gjiknurit) që kanë mbushur valixhet me para, dhe që vjen këtu dhe mendon se me mashtrime mund të dizinformojë opinionin”, tha ai. Në këtë kontekst, Berisha theksoi se Kompania DIA u krijua nga CEZ për të vjedhur shuma kolosale parash, por sipas tij e njëjta gjë po ndodh me këtë qeveri. “Nëse e ke mbyllur çështjen, pse shkon në Vjenë, çfarë ke atje do të thotë se nuk e ke mbyllur akoma çështjen dhe me Kastriotin ndan paratë. Kush ia afroi Kastriotit 29 milion euro? Ju ja afruat. Por Kastrioti jua hodhi në tokë, se tha jo, do ndajmë135 milion euro. Po pse po behët arbitrazhi në Vjenë nëse u zgjidh problemi. Që të vjedhin më të qetë. A ishin këta në Vjenë para dy-tre muajsh. E keni lexuar raportin ju, të Cllifford and Chance. A e dini ju se marrëveshjen me Rebekën kanë firmosur në 2014 dhe tani mashtrojnë shqiptarët, nxjerrin dhe ndonjë papagall në media. Po në Vjenë çfarë deshët ju? Unë kompaninë e kisha dërguar për ndjekje penale në korrik të vitit 2013. Ju në Vjenë çfarë deshët në 2015?”, pyeti ish-kryeministri.

Loading...

Lini nje pergjigje