Partitë në Maqedoni në përplasje për skadimin e afatit të Marrëveshjes së Ohrit

0
115

 

 

 

Ali AhmetiMarrëveshja e Ohrit sërish është akuzuar nga partitë politike në Maqedoni, duke kërkuar respektivisht nevojën për zbatimin e saj edhe 14 vjet nga nënshkrimi i këtij dokumenti në vitin 2001. Kërkesa është bërë nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim që është në qeveri, e cila zbatimin e saj e vlerëson si shumë të rëndësishëm për stabilitetin, forcimin e raporteve ndëretnike dhe të ardhmen euroatlantike të vendit. Por, riaktualizimi i saj ka nxitur reagime të ndryshme në vend, para se gjithash nga partitë opozitare dhe njohësit e çështjeve politike. Ata thanë: “Marrëveshja e Ohrit ishte një bazë e mirë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve, por zvarritja e zbatimit të saj i ka humbur krejtësisht kuptimin duke ngritur nevojën”. Analisti dhe drejtuesi i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Hulumtime Ballkanike, Arsim Sinani, ka thënë: “Marrëveshja e Ohrit duhej të zbatohej brenda katër viteve nga nënshkrimi i saj, apo deri në vitin 2006”. Më tej ai u shpreh: “Këtë personalisht e shoh si mënyrë apo tentim të pushtetarëve shqiptarë për të shpëtuar lëkurën nga situata në të cilën janë zhytur. Edhe pas 14 viteve të flitet për mënyrën se si duhet të zbatohet Marrëveshja e Ohrit është një mashtrim që partitë në pushtet ua bëjnë shqiptarëve në Maqedoni”. Ndërsa zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, pranoi se ka ngecje dhe për këtë fajësoi mungesën e vullnetit nga ana e partive të tjera politike. Një raport më të detajuar ai e paralajmëroi për në muajin e ardhshëm. Por, analistët nuk presin risi nga një raport i tillë meqë sipas tyre, transparenca mbi këtë dokument të rëndësishëm ka munguar gjithmonë. “Partitë shqiptare asnjëherë nuk i kanë dhënë llogari strukturave drejtuesve të partisë, kongreseve të partisë, e lëre më të flasin për një transparencë për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit. Mendoj se vrastare të Marrëveshjes së Ohrit janë partitë politike shqiptare të cilat me paaftësitë dhe me kuadrot e dobëta të cilat kanë menaxhuar këtë dikaster e ka sjellë situatën aty që kjo marrëveshja të mos zbatohet në pikat strategjike të saj”, – tha analisti Arsim Sinani. Edhe një nga pjesëmarrësit në bisedimet për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Lubomir Fërçkovski, fajëson partitë politike për ngecjet në zbatimin e saj. Ai me tej tha: “Duke mos mundur të gjinden në këtë agjendë të bisedimeve për zgjidhjen e krizës dhe nga frika e përgjegjësisë e cila siç e shohim shkon edhe deri në përçarjen e partisë, ata mundohen që të imponojnë një agjendë etnike që ekziston në përgjithësi, por jo edhe në marrëveshjen politike. Kjo marrëveshje ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të njeriut, edhe të shqiptarëve, edhe të maqedonasve nga qeveria e korruptuar, pjesë e së cilës është edhe BDI-ja”. Ai akuzoi  partitë, në veçanti BDI-në për ngecjet në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, meqë siç thotë ai, ajo që në vitin 2001 me përjashtim të periudhës 2006-2008 ka qenë pjesë e pushtetit, andaj edhe më së shumti bartë përgjegjësinë sa i përket ngecjeve në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here