Moratti: Milani të qëndrojë në San Siro

0
121

 

 

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se zikaltrit dhe Milani duhet të vazhdojnë ta ndajnë stadiumin. Kuqezinjtë janë duke planifikuar të ndërtojnë një stadium të ri, por kohëve të fundit Silvio Berlusconi ka thënë se ata janë të interesuar të qëndrojnë. “Besoj se do të ishte mirë që Milani dhe Interi të qëndrojnë në San Siro. Të gjithë jemi në kërkim të ndërtimit të një stadiumit të ri, por gjëja më e mirë momentalisht do të ishte që të qëndrojmë së bashku. Ndërtimi i stadiumit të ri do të ishte një lajm fantastik nga ana financiare, por për momentin unë nuk shoh zgjidhje tjetër. Humbja kundër Fiorentinës? Nuk e di nëse ‘Interi i çmendur’ është kthyer, por besoj se ende janë në ndërtim”, – ka thënë Moratti për mediat.

 

 

Xhemajli: I lumtur për golin ndaj Milanit

 

Mesfushori i Xhenoas, Blerim Xhemajli, pas golit vendimtar kundër Milanit, kërkon fitoren edhe kundër Udinezes. 29-vjeçari shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë dhe kështu ua siguroi kuqebluve fitoren e dytë pas tri humbjeve radhazi. “Ne kishim nevojë për një fitore dhe ia arritëm kundër kuqezinjve. Përveç pikëve, arritëm të bëjmë edhe një paraqitje bindëse. Më pëlqen të luaj në mesfushë, pasi e prek topin më shumë dhe të ndihmon të vazhdosh të rritesh gjithmonë profesionalisht. Jam i lumtur për golin, por me intereson më shumë performanca dhe fitoret e klubit. Ndeshja kundër Udinezes është shumë e rëndësishme për ne dhe duam fitore”, – ka thënë Xhemajli për “Sky Sport”.

 

 

Müller: Lewandovski në superformë

 

Thomas Müller e ka lëvduar formën e kolegut të tij te Bayern Munich, Robert Lewandowski, duke thënë se bashkëlojtarët thjesht duhet t’ia pasojnë topin polakut nëse duan të shënojnë gol. 27-vjeçari ka realizuar 10 gola në tri paraqitjet e tij të fundit në të gjitha garat duke përfshirë het-trikun ndaj Dinamo Zagrebit të martën mbrëma. “Duket se ai ma ka marrë formën time të mirë. Nëse vazhdon kështu, është gjë shumë e mirë për skuadrën. Ne vetëm duhet ta furnizojmë me topa kur gjendet në pozita të rrezikshme. Po ashtu, duhet të vazhdojmë të luajmë si skuadër dhe të bashkuar, por është e qartë se Robert është në formë mahnitëse”, – ka deklaruar Müller

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here