Tirana dhe Partizani fitojnë sfidat e Kupës

0
135

 

Tirana dhe Partizani kanë mbyllur edhe impenjimet e fundit zyrtare para derbit të madh të së shtunës. Kualifikim për të dy, por me shije të ndryshme për secilin për rivalët kryeqytetas. Partizani ka pësuar në turin e parë të Kupës një humbje historike, në shifrat 0-2 nga Korabi i Kategorisë së Parë, ku të kuqtë janë ndëshkuar 2 herë nga Kolgegaj që ka shënuar emrin në një përballje që do të mbetet në historinë e skuadrës dibrane. Pavarësisht disfatës, Partizani avancon i pashqetësuar në raundin tjetër ku do të përballet me fituesen e çiftit Lushnja-Luftëtari pasi kishte fituar me rezultatin e thellë 5-0 përballjen e parë, avantazh komod që i kishte lejuar Starovës të angazhonte në përballjen e kthimit disa lojtarë të ekipit të të rinjve. Tirana në përballjen e saj fitoi 2-0 ndaj Erzenit duke u kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-0. Shkëlqim Muça aktivizoi në këtë sfidë disa nga lojtarët kryesorë. Takimi u zhbllokua që në minutën e 6-të nga Olsi Teqja, ndërsa vlen të evidentohet zhbllokimi i Elis Bakajt që shënoi golin e tij të parë sezonal në pjesën e dytë. Nuk ka ndodhur e njëjta gjë ndërkohë me Gilberton, sulmuesi brazilian që u la jashtë ndeshjes me Teutën për motive disiplinore nga trajneri, pati një mundësi të mirë për të shënuar golin e parë me Tiranën por humbi një 11-metërsh të fituar nga Kërçiku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here