Takon Nishanin dhe Idrizin / “Skenar destabilizimi”, Meta: Nuk më shqetëson asnjë intrigë moçalore, kam origjinë malore

0

 

Loading...

meta idrizi, vangjeliDrafti i PD-së për aferën “CEZ”, Meta: Mbështes kërkesën e Berishës për hetim ndërkombëtar nga dita e parë dhe jo atë të të pafajshmit Basha. Doktori e di kur them “po” puna ka mbaruar

Gëzim Saliu

 

Krisja në koalicionin e majtë, e konkretizuar me letrën e kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, që fliste për skenar destabilizimi të vendit, ka sjellë zhvillime të reja në jetën politike. Në këtë mozaik, nuk kanë munguar as deklaratat e hapura të LSI-së kundër një koalicioni të mundshëm PS-PD e as komentet ironike të Metës për dyshen e ardhme opozitare Rama-Basha. E gjithë kjo situatë ka sjellë edhe lëvizjet taktike të kreut të LSI-së Meta, i cili është në epiqendër të gjithë këtyre zhvillimeve. Në këtë kontekst u zhvilluan edhe takimet e djeshme të Metës me Presidentin e vendit Bujar Nishani dhe kreun e PDIU-së e njëherësh nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Takimi i parë u thirr nga vetë Kreu i Shtetit, ndërsa burime pranë Presidencës bënë të ditur për gazetën se Meta i ka bërë të ditur Nishanit detajet e “komplotit” kundër tij, duke vënë në dukje nga ana tjetër edhe gatishmërinë e tij për një hetim ndërkombëtar të çështjes “CEZ”. Ky takim nuk u shoqërua me asnjë njoftim zyrtar nga dy institucionet, por burimet theksuan se tema kryesore e diskutimit ka qenë pikërisht letra e deputetit të LSI-së, Braho, dhe sipas këtij të fundit skenari për destabilizimin në vend. Ndërkaq, takimi i dytë i Metës me kreun e PDIU-së erdhi në kuadër të lëvizjeve që po ndërmerr kreu i LSI për t’iu kundërvënë “vorbullës” që i është kundërvënë, e cila, sipas zërave të shumtë, nuk përjashton në të ardhmen edhe skenarin e një bashkimi mes Ramës dhe Bashës për të lënë jashtë loje Kryeparlamentarin. “Problem do të ishte mos takohemi jo të takohemi…”, – tha Meta pas takimit me Idrizin në hotelin “Rogner”, duke iu drejtuar së bashku me kreun e PDIU-së makinës së tij.

 

Deklarata e Metës

Pas mbylljes së takimit me Kreun e Shtetit, Meta iu drejtua dje vendit të përditshëm ku ai konsumon kafen e paradites, por këtë radhë zgjodhi që në shoqërinë e tij të kishte kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Më vonë kësaj tryeze iu bashkua edhe analisti pranë kreut të LSI-së, Lorenc Vangjeli. Në përfundim të takimit 50-minutësh, i pyetur nga mediat nëse i trembej një skenari destabilizimi që ka qendër pikërisht atë, Meta dha një përgjigje që më së shumti u drejtohej zërave për një bashkëpunim të mundshëm PS-PD. “Me qetësi e dashuri më duhet t’ju them: Origjina ime e fortë malore nuk shqetësohet nga asnjë lloj intrige moçalore”, – theksoi ai. Ndërkaq, sa i përket çështjes “CEZ” dhe mundësisë së hetimit ndërkombëtar të saj, Meta, përmes një diversioni të përdorur shpesh kohët e fundit për ish-kryetarin dhe kreun aktual të PD-së, i tha jo “draftit” të sjellë nga Basha, duke pohuar se mbështet kërkesën e Berishës. “Janë dy gjëra të gjëra të ndryshme ajo që kërkon i pafajshmi Basha dhe ajo që kërkon Berisha. Unë kam mbështetur kërkesën e Berishës për hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ në Shqipëri dhe deri sot; zoti Basha ka kërkuar diçka tjetër, ka kërkuar moshetim ndërkombëtar dhe ju e dini, edhe zoti Berisha e di që kur them unë “po” kjo punë ka mbaruar”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së. Ndërkohë, i pyetur nëse do të jetë këtë javë në drejtimin e seancës plenare pas mungesës së javës së kaluar, Meta nuk la dyshim, duke pohuar: “Sigurisht që do të jem, herën e kaluar mungova, se isha sëmurë nga një virozë, që ma ngjiti një koleg i nderuar, që nuk dua t’ia përmend emrin tani”.

 

box

Letra e Brahos

 

Përmes një letre dërguar krerëve më të lartë të shtetit, Presidentit te Republikës Bujar Nishani, kreut të Parlamentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, përfshi shefin e inteligjencës shqiptare Visho Ajazin, kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho, paralajmëroi për një destabilitet politik në vend. Në këtë letër Braho akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, dhe ish-deputeti socialist Tom Doshi.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje