Ibrahimovic: Rooney sakrifikohej për Ronaldon

0
150

cristiano ronaldo

 

Zlatan Ibrahimovic përbën gjithnjë lajm kur flet, sepse lëshon deklarata të forta dhe e fundit ka të bëjë më Cristiano Ronaldon dhe Wayne Rooney-n. Duke folur për sulmuesin anglez, Ibra shprehet se ai meriton shumë më tepër mirënjohje për suksesin e Manchester United-it në sezonin 2006/2007, kur aty luante edhe Ronaldo. “Lojtarët e mëdhenj shkëlqejnë një deri në tre vjet, para se të kenë disa luhatje. Megjithatë, Rooney ka ruajtur të njëjtin nivel për 10 vite dhe nuk është e lehtë, sepse ka shumë presion të luash për një klub të madh. Ai vrapon shumë, lufton dhe sakrifikohet. Kur te Manchester United luante edhe Cristiano Ronaldo, ishte Rooney ai që bënte punën më të vështirë, por nuk i jepej meritë, për shkak se Ronaldo i shënonte të gjithë golat. Do të preferoja ta kisha në skuadër, më vjen keq që nuk kam pasur shansin të luaj me Rooney-n”, – ka thënë Ibrahimovic.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here