Fondi / Vijon pagesa e dosjeve për ish-të përndjekurit  

0
115

 

 

Ish të përndjekuritMinistria e Financave njofton se së bashku me Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve po vijon procesi i realizimit të shpërndarjes së dëmshpërblimit. Deri tani janë miratuar 25 vendime të Këshillit të Ministrave “Për dëmshpërblimin financiarë të ish të dënuarve politikë”. Fondi total i miratuar është 52.7 miliardë lekë. Numri i ish-të dënuarve politikë, të cilëve u është miratuar vlera e dëmshpërblimit financiar është 13.167. Fondi i miratuar për vitin 2015, është 2 miliardë lekë. Fondi i shpërndarë është 151.534.965 lekë, ndërkohë që fondi i pashpërndarë 448.465.035 lekë.

Ministria e Financave konfirmon se gjatë këtij viti është paguar kësti i pestë për 904 dosje, kanë mbetur për t’u paguar edhe 1280 dosje. Mospagesa e këstit të parë për kategorinë jo parësore dhe raste të mosshpërndarjes korrekte të vlerës së miratuar ka rezultuar mungesa e dokumentacionit të dërguar nga përfituesit, nga mosndarja korrekte e vlerës, si një problematikë e trashëguar, si dhe disa pasaktësi që korrigjohen në këstet vijuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here