Braida: Montoya nuk lëviz nga Interi

0
143

 

 

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, ka hedhur poshtë mundësinë që Martin Montoya të kthehet në janar te skuadra katalunase. Mbrojtësi kishte ardhur te Interi me insistimin e Roberto Mancinit, por ende nuk e ka asnjë paraqitje me këtë skuadër. Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ishte këtë javë në Spanjë dhe mediat spekuluan për kthimin e lojtarit në vendlindje, por Braida iu ka dhënë fund spekulimeve. Sipas tij, marrëveshja është deri në shtator dhe është ende herët të flitet për spekulime. “Nuk besoj që udhëtimi i tij ka të bëjë me transferimet. Ai mund të vijë të shikojë ndeshjet që dëshiron. Për Montoya-n është herët të flitet dhe nuk kam informacione se çka po ndodh te Interi”, – ka thënë Braida duke e quajtur si shaka largimin e mbrojtësit të djathtë në janar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here