Anelka: Pogba i meriton 100 milionë euro

0
141

 

 

Nicolas Anelka në një intervistë për mediat ka folur për talentet francezë, ku nuk ka mundur t’i shmanget edhe më Paul Pogbës. Ish-sulmuesi i Juventusit beson që brenda disa viteve Pogba do të jetë ndër lojtarët më të mirë në botë. “Unë mendoj që Paul Pogba e meriton atë çmim (100 milionë euro). Ai është i klasit të lartë dhe është shumë i ri. Ai mund të bëjë çdo gjë në çdo kohë. Ai është prej atyre lojtarëve që të fitojnë ndeshjet e rëndësishme dhe ai do të bëhet më i mirë dhe më i mirë. Në dy tri vitet e ardhshme, do të bëhet edhe më i fortë dhe do të jetë në pesë lojtarët më të mirë në botë”, – ka thënë Anelka. Sulmuesi dhe Pogba kanë luajtur bashkë në Juventus ku kanë fituar edhe titullin e kampionit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here