Një telefonatë shkatërroi marrëdhënien Casillas-Mourinho

0

 

Loading...

Ka qenë një telefonatë ajo që shkatërroi marrëdhënien mes Jose Mourinhos dhe Iker Casillas, një herë e përgjithmonë. Portieri i Real Madridit ishte nga njëra anë e linjës dhe kapiteni i Barcelonës, Xavi nga ana tjetër. Casillas e mori në telefon kolegun pas një zënke masive në “El Clasico”. Ai ishte i nevrikosur kur biseda nisi, por toni i zërit ndryshoi kur Xavi, një nga miqtë e tij më të mirë në futboll, i tha se të dyja skuadrat duhet të ndryshonin sjellje. Biseda u mbyll me tone gazmore dhe Mourinho u tërbua. Për Jose Mourinho, kjo sjellje ishte një tradhti. Ai kishte vendosur se e vetmja mënyrë për të mposhtur Barcelonën ishte lufta. Portugezi nuk e pranonte flamurin e bardhë që kishte ngritur Casillas. Marrëdhënia e vështirë mes Casillas dhe Mourinho nisi në vitin 2010, kur “Special One” shkoi në Madrid. Casillas sapo kishte fituar Kupën e Botës dhe nuk e pëlqeu mendimin e Mourinho, që Madridi nuk mund të përballej me Barcelonën, vetëm duke luajtur futboll. Ishte sezoni i tretë dhe i fundit i Mourinho dhe Casillas së bashku, ai që shënoi divorcin përfundimtar. Kur mori Diego Lopez nga Sevilla, pikërisht gjatë prezantimit të këtij të fundit, trajneri portugez tha: “Ashtu si Casillas do të preferonte një trajner tjetër si Del Bosque apo Pellegrini edhe unë mund të them se preferoj një portier tjetër. Për sa kohë unë jam trajner i Realit, titullar do të jetë Diego Lopez”. Beteja e radhës do të jetë të martën në Champions League. “Nuk kemi pasur një marrëdhënie të mirë, kaq mund të them”, – deklaroi Mourinho.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje