Në samitin “Global Leader Woman” / Rama: Shqipëria, pararojë në Evropë për përfaqësimin e grave në politikë

0
134

 

Edi Rama duarNë kuadër të vizitës në SHBA, Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në samitin “Global Leader Woman” në Nju Jork, nismë kjo e iniciuar nga Presidenti kinez Xi Jinping. Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në mbështetje të grave duke theksuar se vendi ynë është pararojë në Evropë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak. “Një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në Parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigant përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë. Tani, jemi shumë krenarë që jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Evropë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak”, – tha Rama. Më tej kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka marrë angazhime të rëndësishme ligjore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar barazinë gjinore: “Unë do them shkurtimisht vetëm tre aspekte të sfidave me të cilat shoqëria shqiptare po përballet. E para, fuqizimi ekonomik i grave, duke rritur dhe përmirësuar aksesin në kreditim, si edhe promovimi dhe zgjerimi i programeve të punësimit për gratë dhe vajzat. E dyta, parandalimi dhe ulja e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, eliminimi i diskriminimit gjinor në arsim, shëndetësi, media, duke përforcuar mekanizmat ligjorë dhe institucionalë, si edhe përmirësimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit. Dhe e treta, rritja e pjesëmarrjes së grave në organizmat politikë dhe vendimmarrës, si edhe përfaqësimi qendror dhe vendor i grave në pozicione menaxheriale dhe profesionale në të gjithë organizmat e administratës publike”, – theksoi kryeministri Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here