Markovic dëmtohet, mungon ndaj Shqipërisë

0
131

 

Lazar Markovic nuk do të jetë për Serbinë në ndeshjen me Shqipërinë. Mesfushori i Fenerbahces u dëmtua në derbin e Stambollit me Beshiktashin, pas një përplasje me Ersan Gulum në minutën e 37-të. Futbollisti, që luan i huazuar nga Liverpuli te klubi verdheblu i kryeqytetit turk u largua menjëherë nga fusha e lojës në këtë sfidë dhe sipas stafit mjekësor të klubit do të mungojë nga 2 deri në 3 javë duke humbur kështu sfidën e “Elbasan Arenës”. Lajmi për mungesën e Markovicit konfirmohet dhe nga mediat serbe, sipas të cilave mesfushori nuk do të jetë i gatshëm as për përballjen e fundit në grup me Portugalinë, që do të zhvillohet me datë 11 tetor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here