De Biasi: Presidenti i çmendur pas Hysajt

0
144

De Biasi

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, u shpreh i lumtur me formën e mirë të Elseid Hysaj te Napoli. Mbrojtësi shqiptar u transferua këtë verë nga Empoli dhe ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e drejtuar nga Maurizio Sarri. “E kam ndjekur gjithmonë Hysajn, ai është një djalosh i cili duhet të ambientohet sa më mirë në realitet të ri. Kalimi te Napoli e ka ndihmuar edhe më shumë që të rritet profesionalisht. Sarri ka ndërtuar një mbrojte më të mirë se ajo e Benitezit dhe këtë vit me shumë mundësi ata do të jenë lartë në tabelë. Kur Hysaj debutoi kundër përfaqësueses së Norvegjisë U-17, pas ndeshjes presidenti i federatës ishte i çmendur pas tij, pasi në atë kohë ai ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeçar”, – ka thënë De Biasi. Mbrojtësi 21-vjeçar është një ndër lojtarët më të mirë të napolitanëve këtë sezon, kurse Napoli aktualisht gjendet në vendin e nëntë po me aq pikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here