Të dielën, hëna “e përgjakshme”, e fundit deri në 2033-shin

0
125

 

 

Një fenomen i rrallë astronomik natën e së dielës formoi një hënë që u shfaq pak më e madhe se zakonisht dhe më një ngjyrë të kuqërremtë, një ngjarje e njohur si hëna e përgjakur.

Hija e tokës hedh një shkëlqim të kuq mbi hënën, më 27 dhe 28 shtator, duke krijuar efektin e rrallë. Fenomeni ndodh çdo dy ose tri dekada. “New York Times” shkruan se, ky fenomen ka ndodhur nga viti 1982 dhe nuk do të ndodhë më deri në vitin 2033. E ashtuquajtura “super-hëna”, e cila ndodh kur hëna është më afër në tokë në orbitën e saj, do të përkojë me një eklips hënor, duke e lënë hënën në hijen e Tokës. Këto dy fenomene të ndara nuk janë aq të radha, por nuk ndodh shpesh të harmonizohen.

Nëse qielli është i kthjelltë, fenomeni do ishte i dukshëm nga Amerika Veriore dhe Jugore, Evropa, Afrika, pjesë të Azisë Perëndimore dhe lindja e Paqësorit.

NASA ka thënë se kanë kaluar mbi 30 vjet që nga hëna e fundit “e përgjakshme”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here