Sopranoja Jaho mban kurs falas për artistët e rinj shqiptarë

0
145

Baritoni Gëzim Myshketa dhe sopranoja Ermonela Jaho

 

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka njoftuar gjithë të interesuarit se në datat 14-18 tetor 2015, në ambientet e këtij teatri do të zhvillohet një kurs specializimi i drejtuar nga sopranoja Ermonela Jaho, Angelo Gabrielli, docent në Konservator dhe ekspert vokal, Elda Laro, dirigjent orkestre i dytë në Teatrin e Operës të Berlinit dhe Paolo Andreoli, pianist, mjeshtër bashkëpunues operistik. Pjesëmarrja në këtë kurs do të jetë falas, por do të ketë një numër të kufizuar pjesëmarrësish, deri në dymbëdhjetë. Pjesëmarrësit në kursin e specializimit do të përcaktohen në bazë të një audicioni që do të zhvillohet më 14 tetor, në orën 12:30 në ambientet e TKOB.

Aplikantët duhet të dorëzojnë në zyrat e TKOB ose me email, formularin e aplikimit, CV me fotografi, letër motivuese, CD me një arie të përgatitur jo më larg se 6 muajt e fundit, brenda datës 30 shtator 2015.

TKOB fton të marrin pjesë në audicionin përzgjedhës të gjithë këngëtarët lirikë, pjesë e TKOB, studentët e kantos të Universitetit të Arteve dhe Liceut Artistik si dhe këngëtarë të tjerë lirikë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here