Mister i Marsit NASA, sot vendimin, a ka jetë jashtë Tokës?

0
160

 

 

disipline kineze disipline kineze 3 dispiline kineze 4

Një ditë pasi NASA njoftoi se në Mars ka jetë, zërat kanë filluar të flasin se në këtë planet mund të ketë oqeane. Spekulimet nisën menjëherë pasi NASA deklaroi se kishte zbuluar disa gjëra në planetin e kuq. Për të dhënë shpjegime për se çfarë kanë zbuluar NASA ka thirrur për ditën e nesërme një konferencë që quhet ‘Zgjidhet Misteri i Marsit’.

Shumë vetë mendojnë se Agjencia Hapësinore do të deklarojë pikërisht faktin se në Mars ka ujë të rrjedhshëm. Nëse do të ishte kështu, kjo do të jetë hera e parë e një zbulimi e tillë. E ndërsa jemi në pritje për konferencën e rëndësishme të NASA-s, spekulimet vazhdojnë të rriten rreth këtij zbulimi, që mund të quhet i një rëndësie të madhe.

 

Marsi ka çdo gjë: aurorë, ujë, tani edhe qelq

Në një hulumtim të shpallur nga gjeologjia hulumtuesit zbulojnë që orbiteri i NASA-së ka zbuluar depozite të qelqit në krateret e sipërfaqes së Marsit.

Këto janë depozitë e para të qelqit të gjetura në mars dhe mund të na ndihmojnë të kuptojmë se a ka pasur ndonjëherë jetë në këtë planet. Qelqi në Mars është krijuar nga goditja e një meteoriti në sipërfaqe i cili ka shkrirë pjesë të shkëmbinjve, pasi janë ftohur janë shndërruar në qelq.

Në Tokë është gjetur qelq i formuar në mënyrë të njëjtë i cili ka përmbajtur sasi të vogla të materialit organik nga koha kur meteoriti ka goditur planetin. Shkencëtarët shpresojnë që nëse jeta në Mars ndonjëherë vërtet ka ekzistuar, qelqi mund ti fshehë gjurmët e saj.

Llogaritet që ekziston mundësi e vërtetë që NASA ta testojë këtë teori. Njëri prej lokacioneve që do të vizitohen nga roveri i ardhshëm në Mars do të jetë depoziti i qelqit.

 

NASA sjell foto të rralla nga Marsi, shkëmbinj në formë luge

Roboti i NASA-s në planetin Mars këtë herë ka fotografuar pamje me të vërtetë interesante, e cila është një shkëmb në formën e lugës. Pamjet janë përcjellë drejtpërdrejtë nga bordi i robotit i cili po vijon të eksplorojë planetin e kuq. Sipas fizikanëve shkëmbinjtë në forma të çuditshme njerëzore mund të jenë krijuar nga erërat e forta mbi planetin Mars. Ndërkohë mendohet se jo gjithmonë në Mars mund të ketë qenë ftohtë, pasi aty janë gjetur dhe fotografuar gjatë kohëve të fundit objekte dhe sende të veçanta të cilat përforcojë idenë se aty dikur ka pasur jetë. Megjithatë ende nuk është zbuluar se cila mund të jetë arsyeja se përse është zhdukur jeta në Mars. Gjithsesi aludimet vijojnë, pasi besohet se Marsi mund të jetë përfshirë nga një i ftohtë ekstrem, të cilit i druhet edhe planeti ynë.

 

 

 

Lart me gri

Teza tronditëse e shkencëtarit Stephen Hawking:

“Do të shpëtojmë duke ikur nga Toka”

 

“Mendoj se mbijetesa e qenieve njerëzore do të varet nga aftësia për të jetuar në vende të tjera të universit, sepse rreziku që një katastrofë të shkatërrojë Tokën është i madh. Kështu dua të zgjoj interesin e publikut për udhëtimet hapësinore”.

Janë këto fjalët e shkencëtarit anglez Stephen Hawking, i cili në një intervistë për “El Pais”, thotë se e ndjen për detyrë të informojë njerëzit për shkencën.

Studiuesi pavarësisht se është i sëmurë, ka lëshuar një fushatë për të kërkuar forma jete inteligjente në galaksinë tonë.

Ai thotë se “nëse jashtëtokësorët do vijnë të na gjejnë, rezultati është shumë i ngjashëm me atë që ndodhi kur Colombo zbarkoi në Amerikë”.

Sipas tij, sfida e vërtetë është se si do jenë jashtëtokësorët. Parashikimi i tij është se kompjuterat do t’i kalojnë qeniet njerëzore në sajë të inteligjencës artificiale gjatë 100 viteve të ardhshme. Hawking këshillon shkencëtarët e rinj që të shkojnë në Amerikë.

“Atje e vlerësojnë shkencën. Ata që janë të prekur nga aftësi të kufizuara i këshilloj të përqendrohen në gjërat që paaftësia e tyre nuk i pengon të bëjnë dhe jo të ankohen”, deklaron fizikani. Më tej shton se sëmundja e tij e ka liruar nga leksionet dhe nga takimet e mërzitshme, ndërsa pohon se tashmë ka më shumë kohë për t’u marrë me kërkime. Stephen Hawking është i prekur nga sëmundja ALS, një sëmundje degjenerative progresive nervore, jongjitëse, që prekë këdo, kudo, por arsyeja e shfaqjes së saj edhe më tutje në shumicën e rasteve mbetet jo e qartë.

 

Ja çfarë do të thotë disiplina kineze!

Pakkush mund të qëndrojë indiferent ndaj disiplinës që janë në gjendje të krijojnë kinezët. Populli kinez është i pakonkurrencë, sidomos kur bëhet fjalë për disiplinën e masës. Mjafton të shikoni ushtarët e tyre, nxënësit, sportistët, punëtorët, … ku çdokush është në vendin e duhur – por, dhe nëse nuk është ashtu, janë përgjegjësit aty – që krijojnë rregull të përkryer.

Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për paradë ushtarake, nxënësit në shkollë, sportistët gjatë stërvitjeve, shtatzënat në spital, punëtorët në fabrika, njerëzit në rrugë… banorët e vendit më të populluar në botë dinë të mbajnë rregull.

Ky fakt i ka intriguar redaktorët e revistës “The Atlantic”, të cilët kanë përzgjedhur një fotogaleri interesante të turmave të njerëzve në Kinë, të cilën e kanë nxjerrë nga lajmet e krijuar gjatë viteve të fundit (Reuters/AP/AFP) – e ku për mrekulli prezantohet arti i disiplinës kineze!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here