Krimi   Tragjedi e trefishtë në Shijak, burri vret gruan dhe vjehrrin, vetëvritet në shtyllë

0
118

 

 

 

Dritan PetovaHerët në mëngjes, Dritan Petova kishte shkoi në banesën e vjehrrit ku ndodhej edhe bashkëshortja bashkë me dy fëmijët e mitur, djalë e vajzë. Pasi kanë debatuar dhe babai i vajzës ka tentuar ta largojë nga shtëpia, 41-vjeçari ka nxjerrë çiften dhe qëlloi mbi babë e bijë duke i lënë të vdekur në vend

 

Dritan Petova, 41 vjeç, ka qenë duke negociuar me policinë dhe u bind të dorëzohej. Por tri minuta më vonë ai u vetëvra në maj të antenës së radiostacionit në Xhafzotaj. Këtë e bëri pasi dikush i telefonoi, thanë burime nga policia. Pesë orë më parë Petova nga Shijaku kishte vrarë bashkëshorten e tij, Zarën dhe vjehrrin Ismet Leka. Në gjendje të rënduar psikologjike, Petova u ngjit në një antene të radiostacionit, i armatosur me çiften, me të cilën kishte kryer vrasjet. Me vete kishte edhe një shishe që besohet se ishte alkool. Policia negocioi për më shumë se 5 orë, por përfundimisht babai i dy fëmijëve i dha fund jetës duke qëlluar veten me të njëjtën çifte që kishte vrarë gruan dhe babanë e saj. Nuk dihen ende shkaqet e sakta të krimit, por banorë të zonës thanë se 41-vjeçari konsumonte rregullisht alkool dhe për këtë arsye kishin nisur mosmarrëveshjet mes çiftit. Se fundi dyshohet se 35-vjeçarja i kishte kërkuar divorcin.

 

Vrasjet

Herët në mëngjes, Dritan Petova kishte shkoi në banesën e vjehrrit ku ndodhej edhe bashkëshortja bashkë me dy fëmijët e mitur, djalë e vajzë. Pasi kanë debatuar dhe babai i vajzës ka tentuar ta largojë nga shtëpia, 41-vjeçari ka nxjerrë çiften dhe qëlloi mbi babë e bijë duke i lënë të vdekur në vend. Nuk dihet saktësisht, por banorët pranë shtëpisë ku ndodhi vrasja, treguan se dy fëmijët ndodheshin në gjumë. Zara Petova, gruaja e 41-vjeçarit Dritan Petova, i cili shkaktoi tragjedinë e djeshme në Shijak, është qëlluar me 3 plumba pas shpine. Përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore mbi viktimat nxori dhe konkluzionin. Mjekët thanë se gruaja 35 vjeçe ka marrë 3 plumba pas shpine. I ati i saj, (vjehrri i viktimës), Ismail Leka është qëlluar me dy plumba, ndërsa vetë autori me një plumb në zemër. Të gjithë viktimat janë qëlluar nga e njëjta armë.

 

Dëshmitarët

Pak orë pas ngjarjes së rëndë në Shijak, ku mbetën të vrarë babë e bijë, dëshmitarë dhe fqinj të dy familjeve kanë treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ata kanë thënë se 41-vjeçari Petova konsumonte alkool, ndërsa ditën e djeshme kishte shkuar që në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e vjehrrit të tij, ku qëndronte prej disa kohësh edhe Zara. “Ai ka mbërritur në 5:30 në banesën e vjehrrit, ku i ka hapur derën vajza 10 vjeçe, dhe Dritani i ka thënë: Dua mamanë tënde. Pasi Zara ka dalë në derë, 41-vjeçari ka debatuar me të dhe pastaj e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ka dalë vjehrri dhe ai ka qëlluar edhe në drejtim të tij. Vjehrra e tij ka mbajtur vajzën. Ai ka ikur në shtëpinë e tij, pak metra më tutje ku ka marrë një shishe, ndërsa çiften e ka mbajtur në krah dhe më pas ka hipur në shtyllë”, kanë thënë dëshmitarët.

 

Hapen dyert e mortit

Në familjen Leka, me origjinë nga Dibra, ka rënë zia. Zonja e shtëpisë ka hapur dyert e mortit për vdekjen e bashkëshortit të saj 71-vjeçar dhe vajzës 35-vjeçare. Banorë të zonës thonë se ishte një familje e nderuar dhe model dhe nuk kanë patur kurrë konflikte. 71-vjeçari Ismet Leka megjithëse i moshuar punonte shumë. Ai kishte 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë, njëra prej të cilave tashmë do të varroset në të njëjtën ditë me atë atin.

 

Vetëvrasja

Vendimi i 41-vjeçarit për t’u vetëvrarë ka qenë i papritur për forcat e Policisë që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Kjo pasi Petova kishte rënë dakord me grupin negociator që do të zbriste dhe do t’i dorëzohej policisë. Në momentin kur po zbriste ka qëlluar veten me çifte në mënyrë të papritur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here