Gazifikimi i vendit / Neglizhenca e pafalshme nga shteti zhvlerëson investimin gjigant të TAP-it

0
116

 

 

4694477-7011978 

Pasiguria që jep sektori energjetik në vend, mungesa e rezervimit të volumit të gazit në TAP si dhe garancia e ulët që ju jepet investitorëve mund të vënë në pikëpyetje projektin e gazifikimit të vendit. Komuniteti i Energjisë në një raport që lidhet me gazifikimin në Ballkan merr në studim situatën e secilit vend, avantazhet dhe disavantazhet. Shqipëria në këtë raport konsiderohet si një treg mestar për nga potenciali por ka një rëndëis strategjike si pritës i projektit TAP duke e bërë këtë projekt për vendin prioritet të lartë.

Por duket se ka edhe disa dobësi që gazifikimin e vënë në pikëpyetje ku përveç situatës së vështirë dhe mungesës së volumeve ka edhe pasiguri për marrëveshjet me investitorët. “Shqipëria është vendi me potencialin më të latë të zhvillimit të tregut të gazit dhe ndërtimit të infrastrukturës në Ballkanin Perëndimor. Kjo më shumë për pozicionin gjeografik por dhe një sërë projektesh të gazit që e përfshijë atë. Gjithsesi ka pengesa të mëdha për gazifikimin e suksesshëm të Shqipërisë. Pengesa më e madhe për të zhvilluar sektorin e gazit dhe për të tërhequr investime në sektorin e prodhimit të energjisë është situate e vështirë e sektorit energjetike në Shqipëri. Ka çmime të ulëta të energjisë, humbje të larta teknike dhe joteknike dhe importet e shpeshta e ngarkojnë financiarisht prodhuesin” vlerëson raporti.

Lidhur me barrierat e mësipërme raporti vlerëson edhe faktin që çmimet e energjisë duhet të rriten me një përfshirje më të lartë të gazit në gjenerimin miks të energjisë apo marrëveshjet e blerjes së energjisë që do të duhet të siguroheshin me çmime më të larta sesa aktualët që zbatohen për energjinë elektrike. Duke pasur parasysh pasiguritë që ka dhënë politika në të kaluarën raporti vë në pikëpyetje nëse çmimet e garantimit të marrëveshjeve do të mund të mbaheshin në këtë nivel apo nëse do të implementoheshin ndonjëherë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here