Bashkë me analizën e humbjes / Në PD sërish ka zgjedhje: Fazë e dytë e rihapjes së partisë

0
112

 

basha-me-te-rinjteParapërgatitjet për 2017-ën, PD synim për zbarkimin e të rinjve në parti

Gëzim Saliu

 

Vetëm pak kohë pas zgjedhjeve vendore dhe në të njëjtën linjë me mbajtjen e analizës në çdo degë për rezultatin e kësaj gare, Partia Demokratike do të përfshihet sërish në zgjedhje. Forumi Rinor i forcës më të madhe në opozitë është në prag të zgjedhjeve të reja dhe PD po përgatit strukturat e saj në kuadër të kësaj gare të brendshme. Në kohën kur kryedemokrati Basha pritet të nxjerrë një udhëzim të veçantë ditën e sotme, këto zgjedhje shikohen nga demokratët si një rihapje e dytë e madhe e partisë pas mbajtjes së një vitit më parë të Kuvendit Kombëtar,që i hapi rrugën zgjedhjes së lidershipit të ri të PD-së.

 

Zgjedhjet

Zgjedhjet për FRPD-në përkojnë në të njëjtën kohë me analizën që po përmbyllet në çdo strukturë dhe degë të demokratëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Pasi vendoret u cilësuan nga demokratët si një provë e ringritjes së tyre pas humbjes së thellë në 2013-ën duket se zgjedhjet brenda forumit rinor do të përbëjnë një hap edhe më shumë drejt këtij objektivi. Hapja e re pritet të ketë në fokus rininë, ku synimi kryesor i kreut të PD-së Basha është thithja e sa më shumë të rinjve me influencë në shoqëri. Deri më tani Forumi ka pas si drejtues të komanduar të tij deputetin demokrat Gert Bogdani dhe nuk dihet ende nëse ky i fundit do të ketë më ambicie për tu përfshirë në garë për këtë detyrë. Por pavarësisht kësaj çështje, me rëndësi mbetet rifreskimi i këtij forumi, i cili siç ka treguar në kohë në partitë kryesore në vend, ka një peshë të rëndësishme në aktivitetin e partisë, por sidomos në përfshirjen e të rinjve. Shpeshherë vota e këtyre të fundit ka një rëndësi parësore në garat elektorale, si ato të përgjithshme ashtu edhe ato vendore. Në këto kushte, vetë Basha është aktivizuar fort tek kjo pjesë duke synuar afrimin e sa më shumë të rinjve në PD, duke synuar që krahas rifreskimit të strukturave forca më e madhe në opozitë të dallohet edhe për forumin e saj rinor. Duket se kryedemokrati do të krijojë profilin e një partie që ka një ndërthurje sa garuese aq edhe bashkëpunuese mes tradicionales dhe rinisë në forcën që ai drejton. Vetëm pak kohë më parë rreth 20 qytetarë, kryesisht të rinj, me aktivitet të spikatur në shoqëri, u bënë pjesë e PD-së në rolin e koordinatorëve. Në këtë kontekst, edhe këto zgjedhje në FRPD janë cilësuar si një fazë e dytë e rihapjes së partisë pas mbajtjes së Kuvendit Kombëtar i cili shënoi riorganizimin e gjithë PD-së. Ndërkohë hapja e partisë dhe riorganizimi i saj edhe në funksion të një analize të zgjedhjeve vendore pritet të jenë objekt diskutimi në mbledhjen e radhës së kryesisë së demokratëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here