Abrashi shënon në fitoren e Freiburgut

0
145

 

 

Amir Abrashi ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në futbollin gjerman. Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Freiburg 2-0 ndaj FSV Frankfurt. 24-vjeçari e nisi titullar këtë sfidë, ndërsa arriti të shënoi golin e dytë në ndeshje në minutën e 49-të, për ta konfirmuar fitoren e vendasve. Ky ishte goli i dytë i Amirit në Bundesliga 2, ndërsa ai ka bërë edhe tre asistime në këtë ligë. Me këtë gol Abrashi tregoi edhe njëherë se është lojtari kryesor në mesfushën e Freiburgut. Pas kësaj fitore, Freiburg ka marrë pozitën e parë në tabelë me 20 pikë të tubuara, ndërsa për FSV Frankfurtin u paraqitën edhe dyshja kosovare Fanol Perdedaj dhe Besar Halimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here