Regjisorja e famshme çeke në “Marubi”

0

 

Loading...

Në ditët e Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut që po mbahet në Akademinë “Marubi”, sot, Olga Sommerova, regjisore shume e famshme çeke, me 100 filma te realizuar dhe mbi 35 çmime nderkombetare te rendesishme do të prezantojë filmin “The magic Voice of a Rebel”. Regjizori tjeter eshte nga Spanja, Miguel Angel Cano Santizo (Mr.Challenge).

Ai sjell filmin “Still Tibet” ne oren 19:50, Historia e një udhëtimi nëpër rajonin tibetian që gjendet në provincën e tashme kineze Sichuan. Klithma e heshtur e kulturës që sa vjen e më shumë po i vjen fundi. Portreti i një qytetërimi sa të veçantë aq edhe të pambrojtur që ende ruan thelbin e tij të jashtëzakonshëm mistik. Naten e fundit te festivalit, me 26, te shtunen ora 20:30, do te kemi te ftuar nje regjizor nga Izraeli, Jonathan Gurfinkel. Synopsis: Adoleshentja naive Gili (Sivan Levy) ndryshon shkolla dhe është e vendosur të përmirësojë statusin e saj handikap shoqëror duke u lidhur me djemtë më të njohur. Por duke i shtyrë kufijtë e vetes pas çdo takimi të ri – duke ofruar një sërë favoresh seksuale dhe duke e lejuar veten për t’u fotografuar dhe filmuar – linja e pëlqimit fillon të paqartësohet.

 

Loading...

Lini nje pergjigje