Projekti Plani i Bregdetit, projekt për tren elektrik

0
147

 

 

 

Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin, i cili po diskutohet me palët e interesit, sjell një sërë propozimesh interesante të lidhura me planifikimin urban, transportin apo edhe politikat fiskale të qeverisë edhe pse kjo e fundit në një nivel më modest. Ky plan merr parasysh brezin bregdetar nga skaji verior i vendit në Shkodër deri në ekstremin jugor që është Saranda, duke hartuar politika zhvillimi të njësuara dhe strategji transporti. Konkretisht ky plan lakon për herë të parë pas shumë vitesh mundësinë e një treni elektrik. “Është e rëndësishme që për sistemin e transportit publik të rinovohet sistemi ekzistues i hekurudhave, duke futur sistemin elektrik për transportin me tren. Roli kyç në këtë lloj sistemi, është mundësia e lidhjes së kufijve me tren siç është Mali i Zi dhe Maqedonia si dhe përmirësimi i sistemit të trafikut në rajonin qendror Durana që është bashkimi i Tiranës me Durrësin”, – thuhet në planin e Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Mundësia e një treni elektrik nuk është e re për vendin tonë madje Shqipëria ka erdhe një precedent me gjigantin General Electric kur nga prishja e një marrëveshje në vitin 2006 u detyrua të paguante 20 milionë dollarë dëmshpërblim.

Një pikë e dytë që theksohet në draft plan është ajo e ndërtimeve të reja. Konsulenti kishte lënë të hapur variantin e ndërtimeve deri në pesë kate në zonat bregdetare por rregullorja e qeverisë përcakton se në zonat bregdetare nuk duhet të ketë ndërtime që kalojnë tri kate. Kjo u është bërë e qartë edhe njësive të reja vendore të cilave ju është pezulluar e drejta e dhënies së lejeve nga korriku i këtij viti deri në momentin që do të kenë gati planet e reja vendore. Ajo që kërkohet për bregdetin është edhe ruajtja e tipologjisë karakteristike të ndërtimeve të zonës.

Një tjetër aspekt që prek plani dhe që nuk është e re është ajo e taksimit më të lartë për shtëpitë e dyta. Rregullorja e ministrisë propozon që të shihet mundësia për të gjetur një zgjidhje për stokun e ndërtimeve bosh si dhe për taksimin më të lartë të shtëpive të dyta që kryesisht janë shtëpi pushimi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here