Bajrami festohet në Shqipëri e Kosovë, në Shkodër myftiu përplaset me politikën

0
133

images (9)

 

Në qytete të tjera të Shqipërisë janë zhvilluar falje masive nëpër bulevardet kryesore. Qindra besimtarë kanë dalë në sheshet kryesore për të praktikuar këtë ritual të fesë islame. Kryesisht dyndje të mëdha ka pasur në qytetin e Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës. Në qytetin e Elbasanit, myftiu Duka ka përcjellë urimin e tij për qytetarët: “Të festojmë duke drekuar së bashku e duke dhënë urime”. Në qytetin e Fierit, besimtarë të shumtë u mblodhën dje në sallën e xhamisë, ku hoxha Pëllumb Bajrami uroi për më shumë begati e paqe. Ndërsa kryemyftiu Karafil Mane, për nder të kësaj feste ka pritur përfaqësues të pushtetit lokal dhe të besimeve të tjera fetare. “Kjo festë është për të gjithë paqe, dashuri dhe mirësi”, – tha ai. Në Shkodër urim në veçanti ka dhënë kryemyftiu Muhamed Sytari, duke uruar besimtarët myslimanë që kanë kremtuar faljen e namazit të Kurban Bajramit. Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ka uruar me rastin e kësaj feste, ndërsa është ndalur edhe tek ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë në Tiranë dhe ka theksuar se komuniteti mysliman është ndër komunitetet më të persekutuara në vend për sa u përket të drejtave të mohuara. Mirëpo Sytari nuk ka pritur përfaqësues vendorë dhe deputetët e PS-së. Kur deputeti Kopliku dhe kreu i socialistëve Heta kanë hyrë në xhami, myftiu Muhamet Sytari është larguar. Nuk dihen arsyet e veprimit të myftiut të Shkodrës, por mësohet se grupi i përfaqësuesve socialistë është pritur nga zëvendësi i tij.

Ndërsa në Kosovë, manifestimet u mbajtën në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ndër të tjera dha dhe urimin e tij myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili u shpreh për qytetarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke thënë se “vlerat e mirëfillta të kësaj feste manifestohen përmes sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit e humanizmit”. Në kuadër të kësaj dite të veçantë të fesë islame, këto kanë qenë manifestimet më të mëdha në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here