Platini mbledh drejtuesit e dy federatave, nuk lejon gabime

0
115

Blater zbulon bisedën Platinin

 

Ndeshja e 8 tetorit në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke kujtuar edhe atë që ndodhi në Beograd ka shqetësuar edhe UEFA-n. Drejtuesit e federatave të Shqipërisë dhe Serbisë janë ulur në një tavolinë në Maltë më 13-14 shtator, në një takim special të organizuar nga Michel Platini. Numri një i futbollit evropian u ka saktësuar dy federatave se për ndeshjen e ardhshme në Elbasan më 8 tetor, UEFA nuk do të tolerojë asnjë incident si ai i 14 tetorit të kaluar. Madje numri një ka këshilluar të dyja federatat të jenë të kujdesshme për këtë takim sepse nuk ka tolerim dhe kush gabon e pëson rëndë. Platini dhe UEFA kanë përdorur takimin e krerëve të të gjitha federatave në Maltë, për të paralajmëruar si shqiptarët dhe serbët që të mos jenë në faqen e parë të çdo gazete e lajmi i parë në çdo televizion. Platini ka përdorur gjuhë të ashpër për të sqaruar edhe një herë se 14 tetori ishte fundi i historisë së dhunës mes dy shteteve. Serbët dhe shqiptarët në tavolinë kanë premtuar një ndeshje model. Madje federata serbe gjithashtu ka marrë përsipër dhe do të kryejë një sërë bisedimesh me Ministrinë e Brendshme, ku ata do të marrin parasysh maksimumin e elementeve të sigurisë. Federata mike ka garantuar se shërbimet serbe të sigurisë do të të jetë në gatishmëri të plotë, sepse në Elbasan më 8 tetor për ndeshjen UEFA e sheh me rrezik të lartë dhe një gabim do t’u kushtojë shumë dy federatave

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here