Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, debate për bunkerin / Miratohet me votat e opozitës dhënia e ndihmës ekonomike për personat në nevojë

0
139

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nisi dje me debate për ndërtimin e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme. Kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, deklaroi se po zhbëhet qeverisja vendore. Ndërkohë, kreu i Këshillit Bashkiak, Alfred Dalipi, tha se duhet vazhduar me rendin e ditës, ndërsa informacionet për bunkerin merren në drejtoritë përkatëse të Bashkisë. Ndërsa përfaqësues të opozitës akuzuan në Parlament Erion Veliajn për shkarkimin nga puna të 60 punonjësve të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ku zbuloi listën e disa personave, të cilët kanë qenë më parë pjesë e administratës së Berishës dhe pas largimit të tij nga pushteti janë “strehuar” në Bashki, pa plotësuar asnjë kriter. Më tej ai deklaroi: “Arian Adhami është ish-badigard i Saliut në 21 janar. Çfarë inspektor mishi është ky, s’e kuptoj?! Ky është inspektor i mishit të derrit për Bashkinë e Tiranës? Tani, o ka inspektuar mishin e derrit kur ka qenë truproja i dikujt në Kryeministri, ose është bërë inspektor i mishit të derrit tani, por me titullin inspektor mishi derri, i rrethuar me kallash, ndërkohë që Tirana qelbej erë dhe asnjë mish nuk inspektohet. Mos u bëni qesharakë!”, – tha Veliaj. Ndërkohë, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar edhe me votat e opozitës dhënien e ndihmës ekonomike për personat në nevojë. Opozita ka kërkuar nga kryetari i Bashkisë disa shpjegime në lidhje me procedurat, që sipas tyre, nuk është ndjekur e njëjta procedurë si në mbledhjet e kaluara. Por Veliaj theksoi: “Këshilli Bashkiak thjesht miraton, po ose jo, pasi ndihma ekonomike është një proces elektronik, ndihma ekonomike është një proces elektronik dhe lista gjenerohet në mënyrë elektronike nga shërbimi social. Kur je i paditur dhe kur mundohesh me idiotësira të marrësh përpara gjithë partitë. Lista është një formalitet sepse gjenerohen nga sistemi elektronik. Nesër është Bajram, kështu që duhet të shpërndajmë ndihmat ekonomike”. Ndërsa përfaqësuesi i së djathtës në Këshillin Bashkiak, Fabjan Topollaj, reagoi pas fjalës së Veliajt: “Pse nuk e keni bërë njësoj shpërndarjen ekonomike? Ne do të votojmë pro shpërndarjes së ndihmës ekonomike, por pse procedura është e ndryshme”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here