“Der Spiegel” shkruan Si vdiq diktatori, Enver Hoxha

0
172

 

Reportazh i revistës “Der Spiegel” për vdekjen e diktatorit Enver Hoxha

 

enveri ne der spiegel

 

 

Shënim: Është interesante se si “Der Spiegel” paraqet vdekjen e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, duke treguar një histori të shkurtër të jetës së tij. Jo domosdoshmërisht argumentet e mëposhtme janë të sakta.

15.04.1985

Ai jetoi kohën e Stalinit, Hrushovit, Maos, Breshnjevit, Andropovit dhe Çernenkos, duke udhëhequr postin e sekretarit të partisë komuniste, jo më pak se 44 vite. Ai ishte për një komunizëm unik që nuk ekziston më në botë: Në vendin e tij, Shqipëri, Stalini mbeti figura më madhështore gjatë gjithë kohës. Por me sloganin “stalinizëm”, ai arriti mjeshtërisht të prishet me aleatët dhe pa pasur probleme në qeverinë e tij.

Pa përzier aktivitetin e tij luftarak, ai vinte nga një familje modeste jugore, i cili ishte sprovuar disa herë në rini.

Në vitin 1930, me një bursë nga mbreti Zog, shkoi të studiojë në Montpellier të Francës. Më shumë se mësimet, atij i interesonte aktiviteti majtist në Francë, ku ra në kontakt edhe me gazetën e kuqe parisiene “L’Humanite”.

Pas disa artikujve anti-feudale në gazetë, Enveri humbi punën e tij si sekretar i konsullatës në Bruksel dhe u kthye në atdhe për të dhënë frëngjisht në gjimnaz.

Pak pas invasionit Italian në Shqipëri, Hoxha së bashku me partizanët e Titos luftuan kundër pushtuesve italianë dhe gjermanë. Prej zgjedhjes së tij si shef i partizanëve, ai do gëzonte postin deri në vdekje.

I mbështetur nga Tito, në tetor të 1944-s, Enveri e quante veten si kryetar të një regjimi provizor, ku përveç sekretarit të partisë, mbante postin edhe të ministrisë së jashtme dhe të mbrojtjes.

Prishja me Titon ishte e paraprogramuar. Enveri dëshironte regjionin e Kosovës që ti kthehej Shqipërisë, ndërsa marshalli dëshironte që Shqipëria dhe Bullgaria të integroheshin si republika të reja të Jugoslavisë, nën udhëheqjen e Beogradit. Atëkohë, Stalini shpëtoi Shqipërinë nga pretendimet jugosllave, duke gëzuar të drejtën e lirisë. Por kjo përkrahje e Stalinit, erdhi si pasojë e vendndodhjes gjeostrategjike të Shqipërisë, ku flota ruse do e kishte më të lehtë kontrollin mbi Mesdheun.

Destalinizimi i Bashkimit Sovjetik nga Hrushovi, ndikoi në prishjen e marrëdhënieve me Shqipërinë, ku në vitin 1961 u deportuan të gjithë rusët nga vendi. Borxhi prej 200 milion dollarëve, nuk u kthye mbrapsht asnjëherë.

Miku i ri i regjimit shqiptar tani ishte Kina, e cila kishte marrë rrugën e zhvillimit nga hegjemonia ruse. Me një ndihmë prej 5 miliardë dollarë, Mao Ce Dun, shpëtoi Shqipërinë nga kolapsi ekonomik.

Por edhe pas vdekjes së Maos, që solli ndryshimin e kursit politik në Kinë, Shqipëria zyrtarizoi prishjen me të më 1978. Prej në atë kohë, diktatori i Tiranës ka mbajtur gjallë socializmin shqiptar, pa ndihmën e të jashtmëve.

Çmimin e izolimit total të Shqipërisë duhej ta paguajnë shqiptarët me djersë dhe kosto të ulët të jetesës. Kur kryeministri Mehmet Shehu diçka kundër Hoxhës proklamoi, u eliminua më 1981.

Mania e frikës nga ndikimi i jashtëm, e bëri Enver Hoxhën liderin e vetëm evropian, që nuk nënshkruajti traktatin e Sigurimit dhe Bashkëpunimit Evropian (KSZE).

Sipas ligjit, Shqipëria nuk ka të drejtë të marrë hua dhe kredi nga vendet e jashtme, ligj që çoi vendin në humnerë. Nëse pasardhësi i tij, do ndryshojë në këtë drejtim, mbetet diskutabile.

Përveç saj, presidenti i tanishëm, Ramiz Alia, 59, ka edhe një detyrë tjetër të vështirë: hapjen e kufijve të vendit. Përktheu dhe përshtati: Fitim Dika

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here