Cana bëhet baba për herë të parë

0

lorik cana 4

 

Lajm i mrekullueshëm për kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana, që është bërë për herë të parë baba. Këtë të mërkurë, bashkëshortja e tij, Monica, lindi fëmijën e parë të çiftit që është një djalë. Cana dhe modelja italiane u martuan rreth 15 muaj më parë, ku organizuan dhe një festë madhështore në Prishtinë dhe më në fund dashuria e tyre u kurorëzua edhe me lindjen e fëmijës së tyre të parë. Vetë Loriku ishte shprehur pak kohë më parë se djali i tij mund të vinte në jetë përpara ndeshjes me Serbinë. Lajmi është konfirmuar dhe nga klubi i Nantës, që ka lejuar kapitenin e kombëtares shqiptare të jetë pranë bashkëshortes së tij në këtë ditë të lumtur për çiftin, duke munguar në seancën e fundit stërvitore. Këtë fundjavë skuadra e tij, Nanta, do të përballet me PSG, klub me të cilin Cana fitoi famë në Francë dhe në arenën ndërkombëtare.

 

Lini nje pergjigje