Në aktivitetin “Femrat udhëheqin botën tonë” / Ambasadori Lu rrëfen jetën e tij: Si jetova në Afrikë pa ujë e drita. Të rinjtë të bëhen vullnetarë

0
127

 

ambasadori luuuu

Klosi: Shqipëria është realisht vendi ku vajzat dhe gratë drejtojnë jetën tonë

Vojsava Sota

 

Ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë pjesëmarrës në aktivitetin e djeshëm “Girls leading our world”, ku gjatë bashkëbisedimit ai rrëfeu disa detaje nga jeta e tij. Kryediplomati amerikan bëri të ditur se kishte pasur një të kaluar të vështirë në Afrikën Perëndimore, ku largësia nga familja dhe lufta për mbijetesë e bënë edhe më të vështirë misionin e tij si vullnetar. Por pavarësisht nga vështirësitë, Lu ftoi të gjithë të rinjtë shqiptarë që ta provojnë këtë eksperiencë, duke kontribuar me vullnetarizmin e tyre. “Vullnetarizmi i mirëfilltë më ka ndryshuar jetën. Në gjimnaz kam qenë vullnetar në një shkollë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ku pashë dëshirën e tyre për të jetuar jetën pavarësisht nga kufizimet fizike. Pasi mbarova shkollën e mesme edhe në fakultet isha vullnetar. Pas universitetit u bashkova me Korpusin e Paqes në Afrikën Perëndimore, ku kam jetuar në një fshat pa energji elektrike, pa ujë, pa kanale shkarkuese dhe kjo ka qenë pjesa më e vështirë e jetës sime larg familjes dhe jo vetëm”, – tha Lu gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet. Po ashtu ambasadori rrëfeu historinë e tij si pjesë e Korpusit të Paqes, duke theksuar se të gjitha vështirësitë që hasi atje ishin një përvojë e mjaftueshme për vazhdimësinë e jetës dhe sfidat e saj. “Larg familjes, larg vendit tim ishte pjesa më e vështirë, ndërkohë përjetimi i kulturave të tjera, të reja mësimi i tyre kanë qenë përvojat, të cilat më kanë ndihmuar të mendoj se çdo gjë që bëja do të më ndihmonte gjatë rrugës së jetës, rrugë në të cilën do të takoja dhe gruan time të mrekullueshme”, – u shpreh Lu, duke shtuar në përfundim: “Do të isha i lumtur dhe me kënaqësi do të kthehem në Shqipëri pas disa vitesh, kur këto vajza, pjesë e aktivitetit, të jenë drejtuese të vendit se si do të jetë Shqipëria dhe si do funksionojnë gjërat”.

 

Ministri Klosi

Në aktivitetin “Girls leading our world” ishte i pranishëm edhe ministri Klosi, i cili tha se gratë janë një forcë e madhe e shoqërisë sonë dhe se vendi ka nevojë për më shumë të tilla në postet drejtuese. Klosi shtoi se prioritet i qeverisë janë programet me të rinjtë dhe për të rinjtë, pasi nuk ka ndryshim pa përfshirjen e të rinjve. “Unë ndaj opinionin dhe kam bindjen time personale që Shqipëria është realisht vendi ku vajzat dhe gratë drejtojnë jetën tonë. Unë i takoj atij grupimi që themi se në çdo aspekt të jetës ne kemi vajza shumë të spikatura. E them këtë si bashkëshort, e pranoj me bindje që në këtë kuadër gratë drejtojnë dhe kjo nuk diskutohet. E them këtë si baba. Kam një vajzë vetëm 3 vjeçe, Amlën, e cila realisht drejton shtëpinë tonë. E them edhe si politikan dhe si ministër, ku pjesën më të madhe të suksesit tim, në mos them në 99 për qind të suksesit tim, ia dedikoj një bashkëpunimi shumë të frytshëm që kam me shumë zonja, por edhe vajza të reja, të cilat janë tashmë në postet drejtuese e që realisht prodhojnë shumë mendime të drejta dhe mendime që janë shumë praktike”, – tha Klosi. Synimi i kësaj nisme nga ambasadori Lu dhe ministri Klosi ishte ndërgjegjësimi i të rinjve, duke u përfshirë sa më shumë ne aktivitete vullnetare.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here