Ja pse duhet të konsumojmë tranguj

0

 

Loading...

 

Trangujt njihet për dobitë e tij të shëndetshme në organizmin e njeriut, pasi ato përmbajnë sasi të lartë të mineraleve, shpeshherë quhen edhe si superushqim.

 

Disa nga vetitë e shëndetshme janë;

Hidratojnë organizmin

Nëse nuk keni kohë të mjaftueshme të pini ujë të mjaftueshëm, apo thjesht keni harruar ta bëni një gjë të tillë, zgjidhjen ideale do ta gjeni në këtë perime. Hani një trangull të ftohtë, i cili posedon 90 për qind ujë. Jo vetëm se do t’ju freskojë,por edhe do t’i ktheni edhe lëngjet e humbura, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 

Eliminojnë helmet

Sasia e ujit që gjendet në trangull, me shpejtësi të madhe pastron helmet nga trupi. Në fakt, ky mjet për pastrim është aq efikas saqë është vërtetuar se ndihmon në largimin e gurëve në veshka.

 

Shëron diabetin, ul shtypjen e gjakut

Në trangull gjendet hormoni i cili i nevojitet pankreasit për ta prodhuar insulinën, kështu që është perime e shkëlqyeshme për diabetikët. Nga ana tjetër, hulumtimet kanë treguar se steroli nga trangujt mund ta ulë kolesterolin. Është i pasur edhe me fibra dhe magnez, që ndikojnë në uljen e shtypjes së gjakut.

 

Loading...

Lini nje pergjigje