Akuzat për trafikun e drogës / PD: Tahiri jo vetëm që s’e ka shitur makinën, por i ka prerë edhe siguracionin për 2016-ën

0
130

 

 

 

Genti Strazimiri parlamentPartia Demokratike vazhdoi dje me akuzat e saj për ministrin e Brendshëm, duke publikuar një dokument, sipas të cilit Tahiri figuron se jo vetëm që nuk e ka shitur makinën në 2014-ën, siç pretendon, por edhe i ka prerë figuracionin për vitin 2016. “A mund të ndodhë që një ministër i Brendshëm të kapet i përfshirë në trafik droge me mjetin e tij privat, të pranojë publikisht se ka shmangur ligjin, ka fshehur pasurinë dhe të mashtrojë faqe mbarë opinionit publik, dhe sërish të vazhdojë të qëndrojë në detyrë? Kjo po ndodh me Saimir Tahirin. Edhe tani që flasim, ky njeri, që pranon se makina e tij është përdorur nga trafikantë, por nxjerr një alibi që është edhe ajo krim, dhe mundohet ta mbyllë ciklin e paligjshmërisë me një mashtrim publik duke thënë se e ka shitur mjetin e tij AA003GB, pra ky njeri është në krye të rendit dhe zbatimit të ligjit. Ne ia provuam edhe dje me fakte se një vit pasi thotë që e ka shitur, ai shfaqet sërish si pronar i veturës së drogës në pikat e kalimit kufitar. Gënjen paturpësisht. Nuk e ka shitur. Ja ku kemi sot, policën e sigurimit të mjetit, për vitin 2015-2016. Ja çfarë thotë dokumenti për Audin AA003GB. Pronar, Saimir Tahiri”, – tha dje nga selia blu deputeti demokrat Gent Strazimiri. Sipas ligjvënësit të djathtë, mjafton ky mashtrim dhe deklarim i rremë që Tahiri të largohet menjëherë nga funksioni e t’i nënshtrohet ndjekjes penale. “Por ai është krenaria e Edi Ramës. Jo pse gënjen publikisht, por më shumë e bën Ramën të ndihet krenar për linjat e drogës që ai komandon vetë. Ka instaluar linjën e tij Saimir Tahiri me Habilajt e bandat e tjera të narkotrafikut. Linja AA003GB, që është kthyer në simbol, madje identitet të kësaj qeverie. Pronar i makinës Saimir Tahiri. Pronar i drogës Saimir Tahiri”, – pohoi Strazimiri.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here