Veliaj vjen me biçikletë / Rama, mbledhje me 3 ministra e 3 kryebashkiakë për strategjinë kombëtare të PS-së për 2017-ën

0
122

 

 

 

rama te selia e PSKryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe nënkryetarin Taulant Balla bashkëdrejtuan dje një mbledhje organizative në selinë e Partisë Socialiste. Të thirrur në këtë mbledhje ishin zëvendëskryeministri Peleshi, ministrat Tahiri, Klosi dhe Nikolla së bashku me kryebashkiakun e Durrësit Dako, atë të Vlorës Leli dhe të Tiranës Veliaj, për rreth 60 minuta kanë raportuar ecurinë e përgatitjeve për strategjinë kombëtare të PS-së që është duke u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës. Ajo që mund të theksohet nga ky takim është fakti se ndryshe nga të gjithë kolegët dhe ministrat, kryebashkiaku Veliaj mbërriti dhe u largua nga selia e PS-së me biçikletë. Këto janë takimet e para të këtij rangu të PS-së lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Edhe pse vetëm tre muaj më parë u zhvilluan zgjedhjet vendore, forca më e madhe në vend ka nisur parapërgatitjet e saj për ato të 2017-ës, me synim riorganizimin sa më të plotë të saj. Po ashtu ky takim vjen para mbledhjes së kongresit të dhjetorit, kur edhe do të rifreskohet e gjithë struktura drejtuese e PS-së, ndonëse zgjedhjet për kryetarin e kësaj force ende janë në dilemë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here