“Tirana pa makina” /Bashkia publikon axhendën për ditën e sotme

0
128

 

 

downloadBashkia e Tiranës publikoi axhendën e aktiviteteve që do të zhvillohen sot në 22 shtator, në Ditën Ndërkombëtare pa Makina. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, prezantoi aktivitetet që do të mbushin hapësirën e Unazës së Vogël, në sheshin “Skënderbej”, si dhe u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që të përdorin mjetet alternative të transportit, veç automjeteve të tyre. Mazniku deklaroi: “Nesër Unaza e Vogël do të jetë e mbyllur për automjetet. U lutemi të gjithë qytetarëve që, jo vetëm në këtë hapësirë, por në të gjithë qytetin, 22 shtatorin ta kthejmë ashtu siç bëhet në shumicën e kryeqyteteve evropiane, një ditë që ne ia kushtojmë lëvizjes pa makina”. Në thirrjen drejtuar qytetarëve, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës kërkoi që ata të mos i përdorin mjetet e tyre, por të lëvizin me transport publik, të ecin ose të pedalojnë. Më pas ai ka shtuar: “Duke ardhur në kryqëzimin e rrugës ‘Dedë Gjo Luli’ me bulevardin ‘Zogu i Parë’, rruga do të jetë e bllokuar dhe i gjithë trafiku, i cili tani hyn në qendër të Tiranës do të kthehet i gjithi në krahun e djathtë, për të lëvizur në drejtimin e rrugës ‘Dedë Gjo Luli’. Sipas Maznikut, do të ketë bllokim në rrugën “Dedë Gjo Luli”, ku ndërthuret me rrugën e Durrësit, në rrugën e Kavajës ku kombinohet sërish me rrugën “Dedë Gjo Luli”, në rrugën “Çamëria”, makinat në rrugën “Myslym Shyri” nuk do të lëvizin më drejt për t’u futur drejt qendrës, por do të kthehen djathtas. Ndërkaq, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga që vjen nga Pazari i Ri, gjithashtu do të lëvizë në të dy kahët, majtas e djathtas, por pa hyrë më në qendër të Tiranës. Nënkryetari Mazniku kujtoi se Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që ndodhin në të gjithë hapësirën pa makina që do të krijohet në sheshin “Skënderbej”. Ai shtoi se kjo hapësirë do të shndërrohet në një zonë shumë të këndshme për të gjithë qytetarët. Në hapësirën brenda Unazës së Vogël aktivitetet do të nisin prej orës 7:00 të mëngjesit deri në 22:00 të mbrëmjes. Për të informuar qytetarët, Bashkia e Tiranës ka publikuar axhendën e plotë të aktiviteteve, si dhe vendin ku do të zhvillohen ato.

Tirana pa makina”

 

Kufizimet

Qarkullimi i automjeteve në datë 22 shtator, rrugët ku ndalohet

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:

  • Ndalohet qarkullimi i mjeteve në sheshin “Skënderbej” më datë 22 shtator.

    – Në kryqëzimi i rrugës “Ded Gjo Luli” me bulevardin “Zog i I”, drejtim i detyruar djathtas.

    – Rruga “Ded Gjo Luli”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Zog i I” deri në rrugën e “Durrësit”.

    – Në kryqëzimi e rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën “Durrësit”, drejtim i detyruar drejt djathtas.

    – Në kryqëzimi e rrugës “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas.

    – Në kryqëzimi e rrugës “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, drejtim i detyruar djathtas.

    – Në kryqëzimi i rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George W Bush”, drejtim i detyruar djathtas.

    – Ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e Madhe do të jetë me drejtim majtas.

    – Në kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

    – Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin :Skënderbej” nga Rruga e Dibrës do të devijohen në rrugën “Urani Pano”.

    – Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin “Skënderbej” nga rruga e Kavajës dhe Durrësit do te devijohen në rrugën Ibrahim Rugova.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here